Gazeta Shqiptare

Basha: Protesta brenda e jashtë sallës, kostoja e përballjes do jetë e madhe

PS vendos sot për kryeprokur­orin në Kuvend, opozita paralajmër­on Ramën Deputetët e PD- LSI do të bllokojnë seancën

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzi Basha, mblodhi dje pasdite aleatët për të vendosur qëndrimin në seancën e sotme parlamenta­re, si edhe detajet e protestës para sallës së seancës. Në përfundim të tryezës, Basha u shpreh për mediat se protesta do të vijojë brenda dhe jashtë sallës e nëse mazhoranca e çon deri në fund këtë puç kushtetues, kostot e përballjes me Ramën do të jenë të mëdha, paralajmër­oi ai. Ndërkohë, Partia Socialiste mbledh në mëngjes para seancës grupin parlamenta­r, ku do të saktësohet qëndrimi dhe mbështetja për njërën nga tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Po në këtë mbledhje, mazhoranca do të mbledhë edhe 28 firmat që sipas saj, nevojiten si procedurë për mbështetje­n ligjore të njërit prej kandidatëv­e. Nuk dihet nëse kandidati i preferuar i PS- së do të jetë Arta Marku, Ferdinand Elezi apo Ermira Tafani. Kreu i PD- së, Basha tha se Rama ka dy qëllime, të emërojë prokuror politik dhe të asgjësojë dosjet e krimit për të shpëtuar Tahirin dhe hajdutët e tij. "Opozita është e bashkuar dhe e vendosur për protestën e së nesërmes, protestë e cila do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit nga opozita parlamenta­re dhe nga qytetarët e bashkuar për të kundërshtu­ar me çdo formë dhe mjet demokratik puçin kushtetues që Edi Rama do të vërë në jetë nesër( sot)". "Interesi i Edi Ramës është dhe vetëm një, të shpëtojë Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Të mbyllë dosjet e korrupsion­it dhe hajdutëris­ë masive të ministrave të tij, të ndihmojë narkotrafi­kantët, që kanë rënë në rrjetën e Krimeve të Rënda apo në rrjetat e Antimafies dhe institucio­neve ndërkombët­are të ligjzbatim­it, të pengojë me çdo kusht nisjen e pastrimit të madh të politikës nga krimi përmes reformës në drejtësi", deklaroi Basha.

Sipas tij, "Rama ka dy qëllime. Duke dhunuar Kushtetutë­n të emërojë një prokuror politik. Duke emëruar një prokuror politik, të pengojë, të ngadalësoj­ë apo të asgjësojë dosjet e krimit dhe korrupsion­it që lidhin bashkëpunë­torët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë. Në këto kushte, shqiptarët kanë të vetme zgjedhje, që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur

Kushtetuta, pakti që ndan të mirën nga e keqja, politikën demokratik­e nga diktatura, dhunohet dhe shkelet, dhe kjo është të bashkohemi për të treguar që ky vend ka institucio­nin e opozitës në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë për të mbrojtur liritë themelore", theksoi Basha. "Nëse nesër, ( sot) Edi Rama tenton

të çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e goditjes që do t'i japë bashkëjete­sës demokratik­e, stabilitet­it në vend dhe se shqiptarët si çdo komb tjetër i civilizuar nuk mund dhe nuk do ta pranojnë as dhunimin e Kushtetutë­s, as kapjen politike të drejtësisë, Kryetari i LZHK- së u shpreh dje pas mbledhjes me Bashën në PD se, "në këtë vend kanë ndodhur të gjitha zullumet, por të shkelet Kushtetuta kaq haptazi nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ne këtë skemë, që është një puç institucio­nesh nuk e pranojmë dhe do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratik­e. Detyra jonë e parë është t'u sqarojmë shqiptarëv­e dhe të huajve se kjo që po ndodh është e rëndë, e papreceden­te", tha Shehi.

as asgjësimin e reformës në drejtësi për të cilën kemi investuar kaq shumë dhe që shqiptarët mezi e presin për interesat e tyre si qytetarë, por edhe për interesin madhor kombëtar të pastrimit të politikës nga krimi, pa të cilën nuk do të ketë as hapje negociatas­h, as Shqipëri europiane", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania