Gazeta Shqiptare

Federica Mogherini mbledh sot në Bruksel kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor

Opozita në protestë, kryeminist­ri Rama takon shefen e BE

-

Kryeminist­rat

e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel, në një takim me përfaqësue­sen për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini. Takimi joformal vjen me ftesë të Mogherinit dhe pritet të diskutohet për ngjarjet në rajon dhe pritshmëri­të për vitin 2018. Në darkë janë ftuar kryeminist­rat nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovin­a. Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin nga kryeminist­rat e thirrur. Ky në fakt është takimi i dytë shumë i afërt që kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama bën me Përfaqësue­sen e Lartë të Komisionit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Dy javë më parë ai ishte në Bruksel, ku pati një takim veçmas me Federica Mogherinin. "Nën lidershipi­n e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzako­nshme, veçanërish­t në reformën e drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsion­it, një punë që ne e mbështesim e që du- het të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohe­n në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm", tha Mogherini pas këtij takimi. Ndërkohë, takimi i kryeminist­rave të Ballkanit është i dyti brenda këtij viti. I parë u mbajt në muajin maj, takim ku ra në sy veshja e kreut të qeverisë shqiptare, Rama.

 ??  ?? Kryeminist­rat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësue­sen për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini
Kryeminist­rat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësue­sen për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania