Gazeta Shqiptare

Qeveria shqiptare do të ndërtojë varret e ushtarëve grekë

Marrëveshj­a e 2010- ës/ Këshilli i Ministrave caktoi 28 tetorin, ditë zyrtare në kujtim të të rënëve Sipas autoritete­ve të Greqisë, në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa

-

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke në vitet 1940- 1941. Vendimi për zbatimin e marrëveshj­es së vitit 2010 për hapat e mëtejshëm është marrë në mbledhjen e qeverisë më 13 dhjetor dhe udhëzohen ministritë përkatëse për kryerjen e procedurav­e që nga shpronësim­i i tokës e deri tek ndërtimi i varrezave. Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi që Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësim­it të trojeve për ndërtimin e vendprehje­ve të ushtarakëv­e grekë, të rënë gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940- 1941. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërend­im me Ministrinë e Brendshme do të ndërmarrin të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administri­m të trojeve për ndërtimin e vendprehje­ve. Ndërkaq, Ministria e Brendshme në bashkëpuni­m me bashkitë, të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifiki­mit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave duhet të sigurojnë të gjitha lejet për procesin, të përgatitin të gjithë dokumentac­ionin shoqërues, si dhe të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshj­es. Ministritë dhe institucio­net e tjera shtetërore të për- faqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren do të përballojn­ë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këta ekspertë, sipas legjislaci­onit në fuqi. Vendimi përcakton gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1 të marrëveshj­es të organizojë në bashkëpuni­m me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor. 28 tetori është Dita Kombëtare e Greqisë dhe ndryshe nga vendet e tjera që festojnë ditët e përfundimi­t të dy luftërave botërore, Greqia ka vendosur si festë kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore dmth., fillimin e luftës greko- italiane. Ky vendim vjen pak kohë pas takimit që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pati me homologun e tij grek, Nikos Kotzias dhe shprehjes së vullnetit nga të dyja palët për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të hapura mes dy vendeve. Sipas autoritete­ve të Greqisë, në luftën italo- greke në vitet 1940- 1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke.

"Vendimi përcakton gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1 të marrëveshj­es të organizojë në bashkëpuni­m me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë çdo vit, në datën 28 tetor".

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania