Gazeta Shqiptare

Qeveria, fond të dytë 130 mln lekë për detyrimet ndaj viktimave të ' 21 janarit'

Ministria e Brendshme dhe Garda do paguajnë dëmshpërbl­imin për familjarët që fituan gjyqet Vendimi, një muaj para se të mbushen 7 vite nga vrasja e 4 protestues­ve

- Darina Tanushi

Qeveria i ka akorduar një fond prej gati 130 milionë lekë Ministrisë së Brendshme, në buxhet për vitin 2017, për të shlyer detyrimet e vendimeve gjyqësore të fituara nga familjarët e viktimave të ' 21 janarit'. Kjo shumë do t'u ndahet atyre familjeve që kanë hapur procese gjyqësore. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ' Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar, si dhe ligjit nr. 130/ 2016, ' Për buxhetin e vitit 2017', të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi: 1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, t'i shtohet fondi prej 129 672 594 ( njëqind e njëzet e nëntë milionë e gjashtëqin­d e shtatëdhje­të e dy mijë e pesëqind e nëntëdhjet­ë e katër) lekësh, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, sipas lidhjes nr. 1/ 1, që i bashkëlidh­et dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi", thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Kryeminist­risë. Vendimet gjyqësore, të fituara nga familjarët e Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt apo Ziver Veizit i bashkëngji­ten këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ndërkohë, një tjetër vendim për t'u akorduar një fond prej 160 milionë lekësh dëmshpërbl­im familjarëv­e të demonstrue­sve të vrarë në bulevard u mor në janar të këtij viti që po mbyllim. Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë erdhi si propozim i ish- ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Kjo shumë, e barabartë me 1.2 milionë dollarë, është dhënë në formën e një shtese fondi në buxhetin e vitit 2017 për Ministrinë e Brendshme, për të dëmshpërbl­yer po ashtu disa nga familjarët e viktimave, në zbatim të çështjeve të fituara prej tyre në gjykatë për Paralelish­t vijojnë të ndiqen dy çështje të nisura në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila gjatë vitit 2016 nisi shqyrtimin e çështjes së regjistrua­r që në vitin 2012. Ndërkohë që u regjistrua edhe një çështje tjetër me kërkues familjet Myrtaj, Veizi dhe Deda, të cilat godasin mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga protesta e ' 21 janarit'
Moment nga protesta e ' 21 janarit'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania