Gazeta Shqiptare

“Kush mund të përfitojë nga pensionet e veçanta”

ISSH: Si përllogari­tet masa, kompensime­t për ndryshimin e çmimit të energjisë, bukës e gazit “Kriteret dhe dokumentac­ioni i nevojshëm”

- Voltiza Duro

Në buxhetin e shtetit financohen edhe disa pensione e përfitime të veçanta për kategori specifike individësh, si dhe disa kompensime që mund të merren për arsye të paracaktua­ra. Në manualin e ri, të publikuar pak kohë më parë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegohet e gjithë procedura, kriteret e dokumentac­ioni që nevojitet për individët e interesuar, që iu lind e drejta e marrjes së kësaj pagese. Masa e kësaj të fundit përllogari­tet nga ISSH. Respektivi­sht përfituesi­t mund të marrin pensionin e posaçëm shtetëror, atë për merita të veçanta, pensionin e dhënë për invalidët e luftës e shpërblimi­n për veteranët. Më tej, për të gjithë individët që plotësojnë kriteret e dorëzojnë dokumentac­ion e kërkuar jepen kompensime të llojeve të ndryshme, si ai i shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike e lëndëve djegëse, kompensimi i përfituar nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit apo gazit të lëngshëm, si dhe kompensim i të ardhurave mujore të pensionist­ëve. Por, këto kompensime mund të përfitohen edhe në rastet kur individët janë në ngarkim të pensionist­ëve apo kategorizo­hen si shtresa në nevojë.

PENSIONET E POSAÇME SHTETËRORE

Pensioni i posaçëm shtetëror është një shtesë që jepet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Ky lloj pensioni mund të përfitohet nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashis­të brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritet­it territoria­l të Shqipërisë, në lëvizjen demokratik­e dhe që kanë merita të veçanta. Por, edhe individët që kanë arritur re-

zultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës si dhe ata që kanë vuajtur nga persekutim­i politik nën regjimin komunist mund të përfitojnë nga ky pension. Të interesuar­it duhet të dorëzojnë kërkesën, e cila duhet të përmbajë gjeneralit­etet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindje­n, vendlindje­n etj. dhe duhet

të jetë e shoqëruar me dokumentet përkatës si fotokopjen e letërnjoft­imit elektronik ose certifikat­ën e gjendjes civile e vërtetimin nga Sigurimet Shoqërore, nëse merr pension dhe masën e pensionit. Më tej, personat e paaftë për punë duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim nga KMCAP- i. Ndërsa, personat me merita të veçanta duhet të kenë bashkangji­tur edhe kopjet e noterizuar­a të dokumentev­e që vërtetojnë këto merita si titujt, medaljet, urdhrat etj., ndërsa të përndjekur­it politikë duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar të statusit të të përndjekur­it politik. Por pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se dyfishi i pensionit social dhe as më i lartë se katërfishi i tij. Ndërkohë, në manualin e ISSH- së bëhet me dije se pensioni për merita të veçanta është pensioni që do të vazhdojë të paguhet nga organet e sigurimeve shoqërore, deri sa përfituesi të vdesë. Por, sot ky lloj pensioni nuk llogaritet e po vjen drejt mbylljes së tij.

PENSIONI PËR INVALID LUFTE

Pensioni për invalidët e luftës është një pension, që u jepet invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit Shqiptar. "Të drejtën e përfitimit nga statusi i invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar e kanë: a) Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar kundër pushtuesve nazifashis­të nga 7 prilli i vitit 1939, deri në çlirimin e Shqipërisë. b) Luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar jashtë kufijve të atdheut deri më 09.05.1945. c) Të gjithë personat, që janë plagosur dhe gjymtuar, duke zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut ose në zonat e çliruara. d) Të burgosurit dhe të internuari­t, që janë plagosur dhe gjymtuar në burgjet dhe kampet nazifashis­te, brenda dhe jashtë vendit", - citohet në manualin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi i luftës apo i njohur si shpërblim veterani është një shtesë që u jepet veteranëve dhe invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar. Këtë lloj shpërblimi kanë të drejtë ta përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që luftuan kundër pushtuesve nazifashis­të nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, që luftuan jashtë kufijve të atdheut deri më 09.05.1945. Por, këtë pagesë mund ta marrin edhe të gjithë ata persona që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamilj­arët e atëhershëm të shtëpive të njohura si baza të luftës kundër push-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania