Gazeta Shqiptare

Ja kush mund të përfitojë deri në 690 lekë kompensim, përllogari­tja

-

buxhetin e shtetit parashikoh­et kompensi mi deri në 690 lekë edhe për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar fshati. Përfitues nga ky kompensim mund të jenë të gjithë ata që marrin pensione të pleqërisë të plota dhe të pjesshme, ata që përfitojnë pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar apo të pjesshëm si dhe ata që marrin pension familjar të plotë ose të pjesshëm. "Përfitohet: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar. b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare. c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin", - theksohet në manualin e ISSH- së.

KOMPENSIMI DERI NË 190 LEKË

Kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën prej 190 lekësh e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit; të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'iu jenë llogaritur të gjitha kompensime­t.

KOMPENSIM DERI NË 200 LEKË

Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu, këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'u jenë llogaritur të gjitha kompensime­t. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania