Gazeta Shqiptare

Kompensimi për personat në ngarkim të pensionist­ëve

-

manualin e publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore theksohet se ky kompensim jepet për personat në ngarkim, që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjar. Këtë kompensim e përfitojnë: të gjithë pensionist­ët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet, kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë si dhe kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhëni­e pune", - citon ISSH.

Ndërkaq masa prej 414 lekësh në muaj jepet për çdo person të familjes në ngarkim në rastet kur fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; si dhe kur nipat, mbesat kur nuk i kanë prindërit, bashkëjeto­jnë me pensionist­in dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën.

Ndërkohë, pagesa në masën 207 lekë në muaj jepet kur një nga prindërit është në marrëdhëni­e pune, ose në pension. ISSH thekson se ky kompensim nuk përfitohet nga pensionist­ët që realizojnë të ardhura nga veprimtari­a ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësu­ar, ose kanë tokë në pronësi. Për të përfituar nga kjo masë pagese, të interesuar­it duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e përcaktuar si fotokopje e letërnjoft­imit elektronik, certifikat­ë familjare, vërtetim nga shkolla, vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë e komunat për mospasje të aktiviteti­t; vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkue­s për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhëni­e pune dhe një deklaratë personale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania