Gazeta Shqiptare

Përdhunoi të miturën dhe tentoi të trafikonte të motrën, burg për 49- vjeçarin

Bie në pranga pasi denoncohet nga dy motrat. Policia: Emini njihet si person me probleme mendore I pandehuri Aliosha Emini mohon akuzat

- Ina Allkanjari

Gjykata e Beratit ven dosi dje masën e sig urisë "arrest me burg" për 49- vjeçarin Aliosha Emini, i cili akuzohet për përdhunimi­n e një 13vjeçarej­e dhe tentativën për të trafikuar të motrën e saj 19 vjeçe. Gjatë seancën gjyqësore, Emini nuk i ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi të. Arrestimi i 49vjeçarit erdhi pas denoncimit të dy vajzave. 13- vjeçarja B. G. deklaroi më herët në polici se është dhunuar seksualish­t nga Aliosha Emini. Ndërsa e motra A. G. deklaroi përpara uniformave blu se Emini ka tentuar ta trafikojë jashtë vendit, me qëllim shfrytëzim­in prostituci­on. Policia ka bërë të ditur se 49- vjeçari njihet si person me probleme mendore. Mbi të rëndojnë akuzat "Trafikim i të rriturve" dhe "Marrëdhëni­e seksuale me të mitur". "Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin, pasi ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç'i kishte ndodhur", - tha Rajmonda Guri, nëna e dy vajzave.

49- vjeçari Aliosha Emini nga Kuçova ra në pranga nga policia e Beratit, pasi ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me një 13- vjeçare, ndërsa ka tentuar të trafikojë për prostituci­on edhe motrën 19- vjeçare të minorenes. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se Emini u vu në pranga nga specialist­ët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disamujor me metoda speciale. "Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzua­r për prostituci­on shtetasen A. G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me shtetasen B. G., 13 vjeçe. Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat", thuhet në njoftimin e policisë. Më herët nëna e dy vajzave, Rajmonda Guri në një prononcim për "Gazeta Shqiptare" tha se Aliosha Emini, pasi ka abuzuar me vajzën 13- vjeçare B. G., ka tentuar të trafikojë për prostituci­on edhe vajzën tjetër 19- vjeçare A. G.. Ajo u shpreh se bashkëshor­ti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49vjeçarit. Ndërsa, dyshohet se Aliosha Emini vuan nga probleme mendore. "Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin, pasi ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç'i kishte ndodhur", - tha Rajmonda Guri. Ajo sqaroi se 49vjeçari, i cili njihet me nofkën "Losha" e ngacmonte vajzën e saj të madhe që prej

2- 3 vjetësh. "Kjo e vogla s'më tregoi asgjë. Vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kur erdhi", - u shpreh Rajmonda. Prokuroria

e Katanias ka mbyllur dje zyrtarisht he timet për dosjen "Habilaj", ku ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk bën pjesë tek personat që do të hetohen. Media italiane "Meridio news" shkruan se cilët janë persona që do të hetohen, të cilët drejtohesh­in nga Moisi Habilaj, i cili ndodhet në burg në Itali. Mes personave që do të hetohen janë Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunu­ar me shtetasit italianë Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe Angelo Busaça për blerjen e lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria drejt Italisë. "Meridio news" shkruan se të implikuar janë edhe Florian Habilaj, ( vëlla i Moisiut), Sabaudian Celaj, Seiti Nezar, Armando Sulaj, vëllezërit Giuseppe dhe Antonio Greco, Gianluca Passavanti, Rosario Giuliano, Massimilia­no Brundo, William Patane, Enrico Giaquinta, Carmelo Bertolini si dhe Fabio Spampinato. Kujtojmë se emri i ishministr­it Tahiri doli në skenë pas përgjimeve që u publikuan në mediat italiane gjatë bisedave që flisnin trafikantë­t e grupit "Habilaj". Fill pas publikimit të lajmit në mediat italiane e më pas tek ato shqiptare, ngjarja solli lumë reagimesh në skenën politike dhe më gjerë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, bazuar tek provat e prokuroris­ë së Katanias kërkoi që Kuvendi t'i jepte ' OK'- in vendimit për t'i hequr imunitetin Tahirit si dhe ta arrestonin atë. Por pas seancave dëgjimore, kjo kërkesë nuk u pranua nga PS. Kjo e fundit pranoi hetimin e deputetit, ndërsa e hoqi atë nga të gjitha strukturat e partisë.

 ??  ?? 49- vjeçari Aliosha Emini gjatë arrestimit
49- vjeçari Aliosha Emini gjatë arrestimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania