Gazeta Shqiptare

Shkodër, ekzekutohe­t në makinë 32- vjeçari Angjelin Shkambi

Në arrest shtëpie për kultivim kanabisi, u lirua me kusht nga gjykata në prill të 2017- ës I riu u qëllua me 3 plumba në dalje të varrezave

- Ina Allkanjari

Një 32- vjeçar është ekzekutuar me tre plumba paraditen e së dielës brenda në automjetin e tij, në Grudë të Shkodrës. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Angjelin Shkambi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka qenë i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe është liruar me kusht nga burgu në prill të këtij viti. Uniformat blu u njoftuan nga kalimtarë të rastit për ngjarjen në fjalë. Sipas të dhënave zyrtare, dje rreth orës 11: 10, salla operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e "Stom Golemit" ndodhej një person në një makinë pa shenja jete. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, ku kanë konstatuar se në mjetin tip "Benz" me targa AA 275 BF ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Angjelin Shkambi, 32 vjeç, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifi­kuar. Policia ngriti postblloqe të shumta në zonë, me qëllim kapjen e autorëve të krimit, por pa ndonjë rezultat.

NGJARJA

Policia e Shkodrës bën me dije se në drejtim të viktimës Angjelin Shkambi është qël-

luar tri herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërsa në vendngjarj­e janë gjetur dhe sekuestrua­r tri gëzhoja pistolete. Dy gëzhoja u gjetën brenda në krahun e pasagjerit, kurse një gëzhojë jashtë makinës.

Ka dyshime të forta se Shkambi është qëlluar nga një person që udhëtonte së bashku me atë. Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet se autori e ka qëlluar viktimën me pistoletë nga një distancë e afërt. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë

se makina ndodhet shumë pranë rrugës, në një zonë me lëvizje dhe e rrethuar nga shitës ambulantë që shesin lule pranë varrezave, por askush nuk kishe dëgjuar të shtëna, ndërsa hetuesit mendojnë se ekzekutimi ka ndodhur orët e para të

mëngjesit. Sakaq, motivi i krimit mbetet ende i paqartë, ndonëse burime policore thanë se po hetohet e kaluara e viktimës. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D. V. P. Shkodër për kapjen e autorëve, kanë shkuar edhe grupe të FNSH- së. Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të këtij krimi.

VIKTIMA

32- vjeçari i ekzekutuar këtë të diel në Shkodër nuk është emër i panjohur për policinë. "Gazeta Shqiptare" mëson se Angjelin Shkambi ka qenë i arrestuar në 16

prill të këtij viti. Të dhënat e para tregojnë se viktima Shkambi ka qenë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike. Shkambi është arrestuar së bashku me një grup prej 13 personash. Ata u akuzuan për kultivimin e rreth 3000 bimëve kanabis. Shkambi u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi "arrest me shtëpie". Masa e sigurisë ndaj tij ishte në fuqi, por Shkambi e ka thyer mëngjesin e djeshëm, ndërsa u ekzekutua në dalje të varrezave të fshatit Grudë, në periferi të Shkodrës.

 ??  ?? Viktima, Angjelin Shkambi
Viktima, Angjelin Shkambi
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania