Gazeta Shqiptare

Çashku: Kadare ishte një inspirim në një botë të errët, siç ishte Shqipëria asokohe

-

ar. Ndryshe, njeriu sorollatet në pakuptuesh­mëri dhe më tepër humbet në botën e vet, duke u marrë me vetveten, se sa duke reflektuar me universin që krijon në këtë rast bota e këtij gjeniu. Kështu që ishte shans i madh për mua, që 27 vjeç u ndodha përballë këtij njeriu, jo ballë për ballë me të, por ballë për ballë me një mendje të ndritur që më ndihmoi. Kemi diskutuar gjëra nga më të ndryshmet, gjuhë që për kohën mendoj se mund të ishte shumë delikate, kemi folur dhe mbartur ngarkesa të ndryshme, simbolikas­h të ndryshme brenda gjithë strukturës së veprës. Por çfarë ishte me shumë rëndësi, mund të them, në qoftë se Enver Hoxha në fund të fundit, i frikësuar nga pushtimi i Çekosllo- vakisë dhe nga ngjarje të tjera që po ndodhnin në Evropën Qendrore, apo të themi në gjysmën e Evropës, merrte masa ushtarake, pasi një pushtim mund t’i ndodhte edhe vendit tonë nga Traktati i Varshavës. Ndërhyrja siç u bë në Çekosllova­ki, mund t’i kushtonte jetën atij dhe shpeshherë unë mendoj se Enver Hoxha ka konturuar shumë interesa në funksion të frikës që kishte ndaj asaj që rrezikonte kokën e tij dhe unë them se diktatorët bëhen diktatorë gjithmonë nga pushteti i frikës.

Sepse gjithmonë, ata përpiqen të eliminojnë për të garantuar kokën e tyre, të gjithë çfarë kanë vetes. Neve nga ana jonë që kishim profilet tona, sepse sigurisht Enver Hoxha do ta quante atë krenari të vetvetes, se ishte ai që shkëputi marrëdhëni­et, por për ne përbënte krenari të madhe, sepse shkëputi për herë të parë lidhjet nga Traktati i Varshavës, nga bota e pansllaviz­mit, e hartës së pansllaviz­mit, hartë e cila është shumë evidente sot. E kam thënë disa herë, ne jemi një popull që vazhdojmë me këto hartat e vjetra, të cilat si fantazma shtegtojnë në vazhdim dhe nuk po arrijmë të vijmë te një luciditet i yni i mirëfilltë oksidental, sepse na determinon ose neo- otomanizmi, që po shfaqet gjithmonë në mënyrë galopante, ose kjo pjesa tjetër e interesave pansllave. Në përgjithës­i vepra e Kadaresë, “Dimri i vetmisë së madhe”, më dha mua një zhalon. Meqenëse ju po flisni se cilët janë gurët, më dha një gur të rëndësishë­m kilometrik që të shikoja parametrat se ç’do bëja më tej, disa stacione të tilla, sikurse me filmin “Ballë për ballë”, unë e kam parë gjithmonë fenomenin otoman të kohës, një fenomen që në fund të fundit ka lënë gjurmë të llahtarshm­e në të gjithë atë që kemi dhe sot. 500 vjet otomani i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë, pavarësish­t se disa njerëz shohin aspekte pozitive të saj. Për mua akoma kjo pjesë e Shqipërisë ka fenomene që na bën ne të njësohemi me një formë mentalitet­i që vjen nga një frymë shekullore otomane. Kështu që në këtë drejtim, filmi “Ballë për ballë” hedh dritë mbi këtë dhe po të

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kujtim Çashku
Në foto: Kujtim Çashku
 ??  ?? Në foto: Ismail Kadare
Në foto: Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania