Gazeta Shqiptare

Mbrëmje gala për 55- vjetorin e "Sami Frashërit"

Nxënësit e gjimnazit, aktivitete të shumta përgjatë muajit dhjetor Teuta Dobi: Arsyet pse ne krenohemi

-

Gjimnazi "Sami Frashëri" në kryeqytet ka kremtuar 55- vjetorin e rrugëtimit të tij në arsimimin e brezave. Në dy vitet e fundit ky institucio­n arsimor renditet i pari për rezultatet e Maturës Shtetërore, me mbi 50% të rezultatev­e nota 9 dhe 10, si dhe për të tretin vit resht zë vendin e parë sërish në Kartën e Performanc­ës të gjimnazeve publike. Në kuadër të 55- vjetorit, gjimnazi ka organizuar aktivitete të shumta përgjatë gjithë muajit dhjetor, që kanë filluar me panairin e shkencës të kryesuar nga nxënësja Edma Gjata e më tej me Ditën e Teatrit nga Helios Shuli. Një tjetër aktivitet interesant ka qenë edhe ekspozita e pikturës dhe fotografiv­e të vjetra, e organizuar nga Kristo Topi, pasuar me takimin mes brezave, drejtuar nga presidenti i shkollës, Aron Ligori e me ditën dedikuar artit, ku nxënësit Ersi Druga e Boris Hoxha ishin organizato­rët kryesorë të eventit. Në Panairin e Shkencës ishte e pranishme edhe zv. ministrja Besa Shahini, e cila vlerësoi maksimalis­ht punimet e nxënësve. I gjithë ky muaj u finalizua me mbrëmjen gala nën mbështetje­n maksimale të drejtoresh­ës së këtij gjimnazi, Teuta Dobi. Në fjalën e saj, drejtoresh­a shprehu mirënjohje­n dhe falënde- rimet për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti. "55 vjet gjimnazi ' Sami Frashëri', 55 vjet rrugëtim, 55 vjet gjimnaz elitar, që ka nxjerrë nga gjiri i tij personalit­ete të njohura në art, shkencë politikë e sport. Vlerat e këtij gjimnazi janë shumë të mëdha e kjo tregohet tek arritjet e nxënësve që ai ka nxjerrë në vite. Ka shumë arsye për të cilat ne krenohemi", - tha Dobi gjatë mbrëmjes gala. Ajo më tej theksoi se për rreth 10 vite në gjimnazin "Sami Frashëri" ekziston seksioni dygjuhësh shqiptarog­jerman, sipas një memorandum­i bashkëpuni­mi midis Ministrisë së Arsimit Shqiptar dhe Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të iniciativë­s "Shkollat, partnere të së ardhmes". Ky projekt, sipas drejtoresh­ës, ka rezultu- ar i suksesshëm si dhe ka krijuar lehtësira të pranimit në universite­tet gjermane të maturantëv­e shqiptarë, pa dhënë provime shtesë. "Nga ky gjimnaz kanë dalë njerëz të shquar në shkencë, art dhe sport, ekonomistë, politikanë e biznesmenë. Jemi gjimnazi që kemi nxjerrë shumë njerëz të talentuar në fusha të ndryshme president, ministra e shumë shkencëtar­ë, artistë e sportistë të njohur. Unë nuk po i rendis, pasi ata janë të shumtë e ju do njiheni me ta në insertet që kanë përgatitur nxënësit. Kam pasur shumë komunikime me ish- maturantë, të cilët i përshëndes të gjithë", - shtoi më tej drejtoresh­a e "Sami Frashërit" në fjalën e saj. Ky gjimnaz është vlerësuar me certifikat­a të shumta e çmime të nxënësve në olimpiada dhe konkurse kombëtare e ndërkombët­are, e vetëm në dy javët e fundit nxënësit e kësaj shkolle fituan dy çmime të para. Vlen të përmendet fakti që këtë vit numri i nxënësve ekselentë që marrin bursë nga Bashkia e Tiranës është rritur 10%.

 ??  ?? Mbrëmja gala me rastin e 55- vjetorit të gjimnazit "Sami Frashëri"
Mbrëmja gala me rastin e 55- vjetorit të gjimnazit "Sami Frashëri"
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania