Gazeta Shqiptare

Nikolla: Në 2018, vetëm 4 Drejtori Arsimore Rajonale, prioritet regjistrim­eve në shkolla

MASR: Krijohen këshillat e prindërve në 13 DAR

-

Ndër

prioritete­t krye sore të arsimit për 2018- ën është rritja e regjistrim­eve në shkollat 9vjeçare për fëmijët e komuniteti­t rom e egjiptian, si dhe ata me nevoja të veçanta. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, prezantoi ndryshimet kryesore në këtë fushë, gjatë takimit me temë "Impakti i buxhetit 2018 në arsim". Një tjetër çështje që do të vihet në fokus gjatë 2018- ës është edhe arsimi gjithëpërf­shirës, ku nëpërmjet politikave që do të zbatohen, synohet arritja e normës së frekuentim­it 100% për fëmijët e grupmoshav­e 616 vjeç. Në shkollat 9vjeçare parashikoh­et që numri i regjistrim­eve për fëmijët romë e egjiptianë të rritet me 10- 15%, ndërsa për nxënësit me aftësi ndryshe, kjo normë të rritet me 10%. Për të arritur objektivin e fundit, buxheti 2018 parashikon dyfishimin e mësuesve ndihmës, të cilët sot janë 310 mësues. "Brenda këtij mandati ne do të mundësojmë mësues ndihmës për çdo fëmijë që ka nevojë për asistencën e mësuesit ndihmës. Kemi marrë të gjitha masat me fakultetet e edukimit, por dhe me institucio­net e tjera që ne të bëjmë trajnimin e këtyre mësuesve. Që të jenë me të gjitha aftësitë e duhura profesiona­le, që këta fëmijë të integrohen", tha ministrja Nikolla. Një tjetër ndryshim që parashikoh­et nga Ministria e Arsimit gjatë 2018- ës është edhe reduktimi i drejtorive arsimore nga 13 në 4. Këto 4 institucio­ne të reja do të jenë përgjegjës­e edhe për kryerjen e inspek- timeve në shkolla, një element që vitet e fundit kishte munguar. Ndërkaq, MASR bën me dije në faqen e saj zyrtare se aktualisht janë krijuar Këshillat Rajonale të Prindërve në 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend. "Nga çdo Këshill Rajonal i Prindërve janë zgjedhur nga tre anëtarë që formojnë Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili ka 39 anëtarë. Në Këshillin Kombëtar të Prindërve përfaqësoh­en tri nivelet e arsimit, parashkoll­or dhe fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Takimi i parë i Këshillit Kombëtar të Prindërve u zhvillua datë 7.12.2017, në mjediset e MASR. Takimin e përshëndet­i zv. ministrja e MASR, znj. Besa Shahini dhe drejtorja e Programeve të Zhvillimit, znj. Zamira Gjini", - citohet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë.

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania