Gazeta Shqiptare

Rritet numri i të prekurve nga sëmundja, meshkujt më të predispozu­ar

-

kalciumi. Koha e shkrirjes së tyre varet nga madhësia dhe shkojnë nga 2- 5 javë. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë gurët e fortë, që ngjajnë më shumë si gur qelqorë me ngjyrë të errët, që tregon se prania e silicit është e lartë. Në përgjithës­i këta gurë shkëputen si bllok dhe dalin të pathërrmua­r, ndërsa në raste të tjera dalin të shkëputur si ashkla dhe zgjatin 35 muaj.

Cilët janë më të predispozu­arit që preken nga kjo sëmundje?

Kufiri më i mundshëm i formimit të gurëve në veshka më parë kanë qenë moshat 20- 45 vjeç, ndërsa sot ky kufi është zgjeruar nga mosha 20- 70 vjeç, por nuk përjashtoh­en edhe fëmijë të prekur nga kjo sëmundje. Ndërsa si përqindje, formimi i gurëve në veshka ka shkon me veshkat tuaja. Si bëhet ekzaminimi? Mund të bëhet një eko abdominale për të parë gjendjen e tyre. Nëse i lemë në "qefin e tyre", atëherë gurët në veshka vazhdojnë t'i kapërcejnë kufijtë 12- 1420mm. Këto lloj gurësh vazhdojnë të shtojnë dhimbjet në mes, në pjesën anësore të stomakut e djegie urine. Ndonjëherë gjak në urinë dhe tendencë për të urinuar sa më shpesh.

Si mund ta kuptojë një person kur gurët arrijnë të dalin nga veshka në mënyrë natyrale?

Në disa raste gurët që janë 9- 10- 11 mm qëllojnë të dalin nga veshka duke u futur në kanalet urinare. Ky është momenti kur guri në veshka jep dhimbje të padurueshm­e, që shoqërohen me të vjella. Qetësuesi më i mirë i këtyre dhimbjeve të forta janë banjat me ujë të ngrohtë dhe përdorimi i çajrave bimore ose pirja e ujit të shumtë 2- 3 litra në ditë.

Sa ndikojnë infeksione­t e ndryshme në mosfunksio­nimin e veshkës?

Infeksione­t e bajameve ndikojnë në mosfunksio­nimin e mirë të veshkës, duke pakësuar sasinë e prodhuar të urinës në veshka. Pra, bakteret koke që shtegtojnë nga bajamet në veshka vështirëso­jnë punën e filtrimit të gjakut në veshka dhe për pasojë këto mikroeleme­ntë mbeten në hapësirat brenda veshkave, duke formuar në fillim një re kristalore dhe pastaj formohen kristale.

A mund të shkrihen gurët në veshka me përdorimin e kurave bimore?

Nga përvoja e punës sonë kemi vëne re se përdorimi i bimëve mjekësore jo vetëm që lufton infeksione­t urinare, reflukset urinare në veshka, rënien e funksionit të veshkave, por edhe shkrirjen e gurëve në veshkë. Produkti më i mirë për shkrirjen e gurëve në veshka është një përzierje bimore, e cila rrit fuq i n ë tretëse të çajit, duke dobësuar në fillim strukturën e gurit në pjesën e jashtme të tij. Kjo përzierje bimore konsiston në rritjen e acidit në organizëm që të ndikojë ndjeshëm mbi sipërfaqen e gurit. Nëse personi që ka gurë në veshka pi 6- 7 gota në ditë nga përzierja bimore kundër gurit të veshkave, atëherë është e sigurt që del fitimtar dhe realizon shkrirjen e gurëve në veshka. Pasi dalin gurët nga veshka, përdorimi i çajit ndërpritet dhe mund të rifillohet pas një muaji vetëm 5- 6 ditë. Kjo bëhet që në hapësirën ku ishte formuar guri në veshka të mos na riformohet sërish.

Cilat janë disa prej bimëve që përdoren për përgatitje­n e këtij çaji?

Bimët që rriten në shkëmbinj mund të shkrijnë gurët në veshka. Pra, përdorim fierin e gurit ose gjarprin mjekësor, por edhe majdanozin e egër, që rritet në shkëmbinj e trumzën e Robertit që rritet në gurët gëlqerore. Edhe lastari i ashës ka rezultate pozitive në shkrirjen e gurëve. Por ndonjëherë nuk mungon edhe kombinimi i disa bimëve së bashku. Për shembull përzihen 23 lugë gjelle lëng limoni me një lugë gjelle vaj misri dhe kjo pihet gjatë ditës e shoqëruar me

ujë.

 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania