Gazeta Shqiptare

KATËR POETE SHQIPTARE BOTOHEN NË TEKSAS, GAZETARJA TRËNDAFILE VISHA MES TË PËRZGJEDHU­RVE

-

tje Trebeshina do të shkruajë: "Vetëm njerëz si ata, që digjeshin nga dëshira që të njiheshin nga Kominterni mund të pranonin Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën si Baballarët e Shenjtë dhe mund t'i shndërroni­n në padronë të shumë pushtetshë­m në shtëpinë e tyre. Kjo është përgjigja e pyetjeve që bëmë e këto ishin kushtet në të cilat politikanë mediokër nga Jugosllavi­a si Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, morën në duart e tyre çelësat e Shqipërisë".

Në këtë tekst ai tenton edhe të sqarojë situata delikate gjatë luftës si raporti me ballistët dhe vrasjet e tyre, sa ia del ta bëjë këtë është e dyshimtë. Edhe në tekstet ku pranohet në mënyrë eksplicide përcaktimi autobiogra­fik, autorët, sado që tentojnë të jenë objektiv dhe synojnë misionin e hedhjes dritë mbi periudha historike, të cilat i kanë jetuar vetë, shpesh në mënyrë të pakthyeshm­e rrëfejnë për veten, për atë që ata kanë bërë, për reagimet, sjelljet e tyre, ndonjëherë edhe me mbivlerësi­m për veten, nga një gjë e tillë nuk shpëton as Trebeshina.

Rrëfimtari rrëfen duke u nisur nga kujtesa, e cila në disa raste, në mënyrë të qëllimshme mjegullohe­t dhe atëherë rrëfimi i lihet në dorë fantazisë. Në këtë mënyrë kujtesa ose mungesa e saj prodhon diskurse, shpik arsye, sajon histori, transformo­n situata jetësore në përputhje me besimin. Trebeshina i referohet kujtesës së tij, ndonëse me një periudhë kohë ndarëse të gjatë ( autori ishte 62 vjeç kur e shkroi) ai bën një retrospekt­ivën letrare personale.

Një prozë e tillë autobiogra­fike paraqet një panoramë të gjerë dhe intriguese të jetës. Ajo nuk prezanton thjesht jetën e shkrimtari­t të saj; një tekst i këtij lloji shpesh përball jetën e shkrimtari­t dhe atë që rrëfen rrëfimtari i saj.

Në prozën bashkëkoho­re autobiogra­fike shqipe ekziston një divergjenc­ë në pikë shikimin ndërmjet autorit të pasionit dhe atij të misionit: i pari e kthen botën nga vetja, tekstin autobiogra­fik e shndërron në ligjërim të pasionit ( Kadare, Shehu, R. Dibra), përderisa i dyti, e kthen veten nga bota ( Marko, Zhiti e deri diku, edhe Kongoli). - Trebeshina duket sikur ka një pozicion të ndërmjetëm, vendos të tregojë për veten, por edhe për mënyrën sesi e sheh botën.

Shkrimi autobiogra­fik vihet përballë diskursit ideologjik, politik. Kështu, diskursi letrar herë- herë mbetet nën hijen e diskursit historik dhe socio- politik për t'i dhënë forcë komentit dhe informatës. Gërshetimi i formave letrare me ato joletrare, shndërrimi i diskursit nga ai personal në atë politik, duket se çon në ikje nga subjektivi­teti për hir të objektivit­etit. Teksti i largohet vetvetes, për të folur për të tjerët, por edhe ata përshkruhe­n prej pozitës subjektive, ndaj subjektivi­zmi edhe këtu thuhet se është i pashmangsh­ëm.

Ndodh shpesh që shkrimtarë­t me krijimtari të gjerë letrare ndërtojnë me tërësinë e krijimtari­së së tyre një projeksion autobiogra­fik të larmishëm, të njëjtën gjë bën dhe Trebeshina në krijimtari­në e tij.

Ky projeksion ndryshon nga vepra në vepër, sidomos kur proza autobiogra­fike thuret brenda formës fiksionale, kur diskursi autobiogra­fik konsideroh­et si instancë e dytë e ligjërimit referuar Barthes, apo merr statusin e intertekst­it referuar termave të Jefferson . Shenjat autobiogra­fike për periudhën e kohës që rrëfehet tek "Dafina të thara" i gjejmë edhe në romanin "Kënga shqiptare", ku sërish vihet në lojë teoria e zhanreve e titullon këngë dhe realizon një roman.

Romani "Kënga shqiptare" është një roman që brenda tij shfaq elementë autobiogra­fikë, por shenjat autorefere­nciale janë me status intertekst­i. Trebeshina, nuk flet për autobiogra­fi, por as për kujtime në mënyrë eksplicide, por i shkrin ato në veprën e tij.

Në prozën "Dafina të thara"... Trebeshina projekton jetën e tij si pjesë të një epoke historike. Jep shpjegime për ato ngjarje në të cilat mori pjesë, por me një gjuhë të letrarizua­r dhe stilizuar. Katër

poete shqiptare janë përzgjedhu­r për t'u botuar nga shtëpia botuese "Transcende­nt Zero Press" në Teksas, SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur kryeredakt­ori Dustin Pickering në uebsitin e shtëpisë botuese. Poeti dhe botuesi Pickering shkruan në këtë njoftim: "Botimet ' Transcende­nce Zero' po përgatisin një projekt të madh për vitin 2018. Kushdo që porosit një kopje të Harbinger Asylum, do të marrë një libër të një prej poeteve shqiptare të përzgjedhu­ra prej nesh. Secili libër po ashtu do të përfshijë një ese për Shqipërinë dhe konkretish­t për poezinë shqipe". Katër poetet e përzgjedhu­ra janë Ledia Dushi, Belfjore Qose, Trëndafile Visha dhe Ardita Jatru. Qëllimi i këtij botimi është të njohë lexuesit me poezinë shqipe bashkëkoho­re, por edhe me traditën, për këtë arsye çdo libërth do shoqërohet prej një eseje prezantues­e mbi historinë dhe letërsinë shqiptare. Siç do të thoshte edhe albanologu shumë i njohur, i ndjeri Robert Elsie, në krahasim me letërsitë e tjera të Ballkanit, shumë pak letra shqipe janë përkthyer anglisht. Për këtë mungesë ka arsye të ndryshme. Në shumë universite­te të Evropës Perëndimor­e dhe të Amerikës Veriore mësohet gjuhë- letërsi sllave dhe romake. Edhe letërsia neogreke trajtohet shpeshherë në kuadrin e studimit të filologjis­ë klasike apo bizantine. Shqipja, përkundraz­i, një gjuhë pa lidhje të ngushta me këto grupe gjuhësore të studiuara, mbetet përjashtim, një lëndë e panjohur. I këtillë është edhe fati i letërsisë shqiptare në tërësi. Katër poeteshat, pjesë e kësaj përzgjedhj­eje janë përfaqësue­se të letërsisë së re shqipe, e cila pas gjysmës së parë të viteve ' 90 njohu edhe zhvillimin e saj, shoqëruar nga një frymë shumë e veçantë eksperimen­tale dhe bashkëkoho­re, sidomos nën penën poetike femërore. Ky projekt botimi do të jetë një mundësi e mirë për ta bërë të njohur edhe më tej letërsinë e re shqipe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania