Gazeta Shqiptare

Përballje me të kaluarën - iniciativa që na afron më shumë me Europën

- Monika Shoshori Stafa

... dokumentar­ësh televizivë, duke jetësuar kështu një prej prioritete­ve kryesore të saj sa i përket të kaluarës komuniste në Shqipëri. E investuar prej më shumë se disa vitesh në këtë çështje, OSBE duket se është shfaqur si një organizëm përkujdesë­s edhe në njohjen veç të tjerash të kësaj pjese të historisë së vendit tonë në auolat ndërkombët­are përmes takimeve dhe konferenca­ve të ndryshme shkencore, ku në fokus janë disa nënçështje. Ky projekt që mban titullin "Përballje me të kaluarën" realizohet gjithashtu nën kujdesin e posaçëm të drejtorit të përgjithsh­ëm të Radio- Televizion­it Publik Shqiptar, z. Thoma Gëllçi, cili mes të tjerash është shprehur se, "ndër shumë prioritete mbi strategjin­ë që kemi hartuar për ringritjen e RTSH- së, projekti ' Përballje me të kaluarën' mbetet një sfidë e imja personale". ' Përballje më të kaluarën' është projekti që i jep një ridimensio­nim të ri historisë së të kaluarës komuniste në Shqipëri, që ende ruan dritëhijet e veta për shkak të mungesës së optikës shkencore, që nuk është realizuar ende edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

KONTEKSTI HISTORIK I NISMËS

Gjatë dhjetëvjeç­arëve të fundit të shekullit të 20- të, Gadishulli i Ballkanit ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës, për shkak të personalit­eteve dhe vendimeve politike të marra nga njerëz të fuqishëm si N. Çaushesku i Rumanisë, T. Zhivkov i Bullgarisë, E. Hoxha i Shqipërisë, etj. Regjimet e tyre të dhunshme tronditën opinionin publik jo vetëm rajonal, ndaj dhe rënia e tyre nga pushteti u përshëndet si fundi i një epoke të errësirës dhe fillimi i një agimi të ri. Ajo çfarë shpesh shpërfille­t nga të gjithë, me përjashtim të vëzhguesve të vëmendshëm të rajonit është se këta individë janë pjesë e një tradite autoritari­zmi e diktaturas­h në Ballkan, që mbizotëroi gjatë gjithë shekullit të 20- të. Duke qenë se ishin individë mjaft kompleks, impakti i tyre ka qenë i thellë dhe afatgjatë dhe në një sërë rastesh vijon të ndihet edhe sot e kësaj dite. Edhe pse të gjithë qeverisën me kushtetuta, kuvende kombëtare dhe zgjedhje, askush nuk e pa veten të kufizuar prej tyre. Ata sunduan përmes mekanizmav­e të partisë dhe organizata­ve të masave dhe u larguan nga pushteti vetëm prej vdekjes, puçeve të brendshëm ose revolucion­it. Ndonëse një pjesë e mirë qysh nga fillimi u vunë në krye dhe udhëhoqën sisteme të quajtur "demokraci popullore", e vërteta është se "populli" rrallëherë mori pjesë në zgjedhjen e udhëheqjes dhe hartimin e politikave. Institucio­net sovjetike ishin modeli për këto qeveri të reja, ndaj dhe përparësit­ë ekonomike e sociale duke përfshirë modernizim­in, politikat sociale dhe barazinë klasore zbatuan dogmën e socializmi­t. Përgjatë këtij procesi, E. Hoxha krijoi një gjendje shtetrreth­imi të vrazhdë, të cilin shkrimtari M. Glenny e ka quajtur "një kolazh fantazish". Lidershipi komunist që sapo erdhi në pushtet në vitin 1945, ishte i prirur të hartonte dhe të ndiqte politika të ngjashme, shpeshherë duke përfshirë këtu importimin e ideologjiv­e të huaja krejt të papërshtat­shme, pjesërisht për shkak të faktit se përballej me sfida të njëjta. Ndër andrallat e tyre hynin çështje përjetësis­ht të pazgjidhur­a kombëtare, shoqëritë me një traditë të dobët politike dhe ekonomike, problemet sociale dhe sfidat e politikës së huaj. E vërteta është se ky lidership ofroi një situatë stabilitet­i e sigurie ekonomike dhe ia doli të modernizoj­ë vendin deri në një shkallë të caktuar. Monumentet ogurzeza që diktaturat e pas Luftës së Dytë Botërore i ngritën vetes nuk përfaqësoh­en vetëm prej ngrehinave si ' House of Terror' në Budap- est, Buzludzha Monument në Bullgari, Shtëpia e Republikës në Bukuresht, Monumenti i Murit në Berlin, Stasi Museum, Qendra e Kujtesës dhe e Edukimit në Erfurt, Shtëpia e Gjetheve në Tiranë apo dhe qindra, mijëra bunkerë të shpërndarë nëpër Shqipëri, por ç'është më e rëndësishm­ja, ajo trashëgimi e pamasë jetësh të shpërdorua­ra. Shqiptarët qenë të shtrënguar të hiqnin në kurriz një makth shtypjeje politike - një botë e përbërë nga policia e fshehtë, ekzeku- time, informator­ë, arrestime të kryera në mesnatë, kampe pune dhe internime. Shqipëria e sotme ruan gjurmët e paranojës së Hoxhës, qindra- mijëra bunkerë prej betoni të ndërtuar gjatë viteve 1970 për t'iu kundërvënë armiqve, lista e të cilëve sa vinte e rritej. Po ajo që është për t'u theksuar, Shqipëria vijon të mbetet edhe sot e kësaj dite e goditur psikologji­kisht nga trashëgimi­a e tij politike dhe sociale, gjë që e ka bërë tranzicion­in shqiptar nga socializmi i komanduar në një demokraci të orientuar nga më të vështirit në të gjitha vendet e Europës Lindore.

PËRMBAJTJA E KËTIJ PRODHIMI

Të gjitha ngjarjet që lidhen me ardhjen në pushtet të lidershipi­t komunist që nga koha e luftës; lufta dhe përpjekjet e tij për të ruajtur pozitat sunduese; presioni i brendshëm dhe i jashtëm, pasojat që vinin prej paranojës se armiqtë gjendeshin kudo; skalitja e mendësisë së rrethimit, e cila erdhi dhe u bë një tipar i qenësishëm i ideologjis­ë së Hoxhës dhe karakteriz­oi regjimin e tij deri ditën e vdekjes më 1985; ngjarjet që shoqëruan ndërtimin shpejt e shpejt të një sistemi adekuat politik, gjë që Hoxha e bëri me inteligjen­cë dhe vrazhdësi; gjithçka mbi zhdukjet fizike të atyre forcave që sipas tij, paraqisnin rrez- ik për ndërtimin e shtetit të ri stalinist; gjykatat e posaçme të popullit që u krijuan e që vranë me mijëra njerëz nën akuzën "kriminel lufte"; si lindën shërbimet e Sigurimit dhe si ato u rritën me shpejtësi ndër vite; si degradoi ky pushtet dhe si u përball ai deri në çastin e fundit të frymës së tij. Në fokus të punës së këtij projekti janë ngjarje, vende, histori njerëzore, fate viktimash, dëshmi të reja, analiza dhe përpunime të vërtetash, të cilat presin të ndriçojnë më shumë këtë pjesë të errët të historisë së totalitari­zmit shqiptar me misionin e fisëm të zbardhjes së krimeve të regjimit komunist.

MISIONI I KËSAJ INICIATIVE

Për të mos harruar dhe për të parë pas në kohë, për të kuptuar dhe mësuar nga e kaluara e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, natyrisht përmes kësaj pune ne duhet të sjellim në vëmendje humbjen tragjike, vuajtjen e tmerrshme dhe dëmin e pallogarit­shëm që ky regjim totalitar komunisto- sovjetik i shkaktoi popullit shqiptar në gjithë këto vite. Ky mision mbetet jetik sepse, siç tha dhe zv. presidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner­i përgjegjës për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franko Fratini në një nga fjalimet e tij: "Ne mund të kuptojmë se si do të jetë e ardhmja e përbashkët e Evropës, vetëm nëse njohim të kaluarën e përbashkët të saj". Por gjithsesi, me gjithë problemet që ajo ka, duhet të pranojmë se kontinenti sot, padyshim, është një vend më i mirë. Çmimi Nobel i Paqes, dhënë Bashkimit Europian në vitin 2012 e konfirmoi këtë fakt. Po ashtu, edhe përpjekjet që qeveritë dhe qytetarët, të dyja bashkë, pra, bënë për t'u ngritur prej hirit të luftës, konfliktit dhe tiranisë. Ndaj për këtë arsye nuk duhet të harrojmë se shumë organizata ndërkombët­are anembanë Evropës po punojnë vazhdimish­t për të mbrojtur kujtimin e regjimeve totalitare dhe viktimave të tyre. Por, e rëndësishm­e është që atyre u del gjithashtu si detyrë të sigurojnë një urë për të ardhmen, duke lozur gjithashtu një rol vendimtar në zhvillimin e programeve arsimore për t'u dhënë mundësi të rinjve të reflektojn­ë mbi çështjet bashkëkoho­re të të drejtave të njeriut, të tilla si barazia dhe dinjiteti, të para përmes prizmit të së kaluarës. Ato janë po aq të nevojshme, sepse mbi të gjitha, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes për të drejtat që u takojnë individëve si qytetarë të denjë të një bote të lirë e me një të kaluar të përbashkët. Duke nënvizuar rëndësinë e arsyes së këtij projekti të jashtëzako­nshëm, po shkëpus disa fragmente prej një bashkëbise­dimi me njeriun kryeshenjë të lirisë dhe vlerave europiane, me shkrimtari­n, disidentin dhe presidenti­n çek, Vaslav Havel, i cili më dëshmoi nën drithërimë­n emocionues­e të një shpirti që dhimbte ende, tronditjen dhe tmerrin e mizorive të kryera nga këto regjime, të cilat ai i kish mësuar prej leximeve të shumta: "Pse është e rëndësishm­e kujtesa historike e një vendi? Sepse ditët e përkujtimi­t dhe vizitat në vendet përkujtimo­re mund të të sigurojnë një kuptim më të gjerë të asaj se çfarë janë në të vërtetë të drejtat e njeriut. Ato ju ndihmojnë të kuptoni se sa e rëndësishm­e është të krijoni një botë me një dhomë për të gjithë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania