Gazeta Shqiptare

Deputetët e opozitës pushtojnë foltoren, përplasje me Gardën

PD- LSI, 3 orë protestë te Kuvendi, kundër kryeprokur­ores së përkohshme Garda hap çadrat, mbron Ramën dhe Ruçin

-

Opozita protestoi dje brenda dhe jashtë Par lamentit në tentativë për të bllokuar zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku. Deputetët e opozitës u konfrontua­n disa herë me Gardën e Kuvendit, ndërkohë që situatë e tensionuar ishte edhe në radhët e protestues­ve para selisë së Parlamenti­t. Pas përplasjes me punonjësit e Gardës, deputetët e opozitës hodhën tymuese në Kuvend kur po votohej rendi i ditës. Ka qenë kjo situata më e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Tymueset janë hedhur nga deputetët e PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Endri Hasa. Dy nga tymueset janë hedhur në drejtim të kryeminist­rit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Protagonis­të të kësaj situate kanë qenë kryesisht deputetët e PD, ndërsa ata të LSI kanë qëndruar më të tërhequr. Ndërkohë, për të bërë të pamundur votimin për zgjedhjen e kryeprokur­ores, deputetët e opozitës kanë marrë kartat e votimit nga ulëset e përfaqësue­sve të mazhorancë­s. Kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla i ka zëvendësua­r ato me kartat e ulëseve të deputetëve të opozitës. Kaosi bëri që drejtuesi i seancës, Gramoz Ruçi ta ndërpresë dy herë atë. Z. Berisha tentoi të marrë fjalën pasi foli për procedurë Lulzim Basha, i cili kërkoi që mazhoranca të tërhi- qej nga nisma e zgjedhjes së kryeprokur­orit, ndërsa Taulant Balla foli gjithashtu për procedurë, por për një nismë të Shoqërisë Civile për fëmijët e sëmurë me leuçemi. Në këtë moment, Berisha kërkoi fjalën, por nuk iu dha nga Ruçi, çka solli përplasjen e ishkryemin­istrit dhe deputetit Flamur Noka me Gardën. Pas tyre në foltore mbërritën edhe deputetë të tjerë të PD si Gent Strazimiri, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, duke krijuar momente tensioni në sallën e Kuvendit. Seanca rinisi pas disa minutash, por nuk pati asnjëherë momente qetësie në sallë. Pas rrëzimit të kërkesës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e kryeprokur­orit, PD kundërshto­i fort, ndërsa Basha kërkoi sërish fjalën në foltore. Refuzimi i Ruçit solli sërish deputetët e opozitës për- para foltores, duke u përplasur për herë të dytë me punonjësit e Gardës. Ranë në sy edhe deputetët e LSI- së teksa shtynin gardistët. Opozita e quajti zgjedhjen e kryeprokur­orit nga mazhoranca si tentativë për të mbyllur çështjen e drogës. Ndërsa gjatë votimit të Arta Markut, deputetët e PD hodhën ngjyrues duke krijuar një situatë aspak të këndshme. Tymuese me ngjyrë janë hedhur në drejtim të kryeminist­rit Rama gjatë kohës kur deputetët e PS- së do votonin kryeprokur­orin e përkohshëm. Teksa hidhej tymuese në drejtim të Ramës, punonjësit e Gardës i janë afruar atij dhe Ruçit për t'i mbrojtur me çadër duke u çuar në këmbë. Ndërkohë, jashtë dyerve të Kuvendit protestues­it e PD- së dhe LSI tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend, pas fjalimit të Monika Kryema- dhit. Pasi u kalua rrethimi i parë i policisë, ishte ndërhyrja e Forcave Speciale që rivendosi kordonin dhe sprapsjen e protestues­ve. Protestues­it kanë hedhur tymuese dhe ngjyrues në drejtim të policëve. Protesta përfundoi pas disa orësh tensione para Kuvendit.

 ??  ?? Momenti i hedhjes së tymuesëve në seancën e djeshme parlamenta­re
Momenti i hedhjes së tymuesëve në seancën e djeshme parlamenta­re
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania