Gazeta Shqiptare

PD nxjerr procesverb­alin: I pavlefshëm, ndjekje penale

Votimi për kryeprokur­oren e përkohshme

-

e PD denon cuan procesverb­alin e votimit në Kuvend për kryeprokur­oren, ku vërtetohet falsifikim­i dhe manipulimi i votës së deputetëve. Sipas procesverb­alit, në votim kanë marrë pjesë me votë pro disa deputetë të opozitës, ç'ka vërteton vjedhjen e votës në Kuvend. Deputeti Genc Pollo e vlerësoi këtë votim të paligjshëm, si dhe publikoi edhe foton ku karta e tij e votimit merrej nga kreu i socialistë­ve në Kuvend, Taulant Balla. PD pretendon se procesi i votimit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm është falsifikua­r. Përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale, deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se në të paktën dy raste Partia Socialiste ka përdorur kartat e deputetëve demokratë. Për deputeten Tabaku, ky veprim e zhyt edhe më shumë në paligjshmë­ri dhe antikushte­tutshmëri procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. "Sot akti i zgjedhjes se PPP ( Prokurorit të Përkohshëm të Për- gjithshëm) përveçse një puç kushtetues, ishte edhe një proces i falsifikua­r. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar, duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmë­ri dhe antikushte­tutshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm!", u shpreh Tabaku. Po ashtu reagoi edhe deputeti Genc Pollo, emri i të cilit ndodhet në listën e atyre që votuan Arta Markun. "Këta falsifikoj­në edhe emrin e tyre, jo më votën time! Votimi i PPP, i paligjshëm e i pavlefshëm" shkruan Pollo. Deputeti Ervin Salianji tha se do të ketë ndjekje penale për vjedhjen e votës së deputetëve në Kuvend. "Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimi­n e votës së deputetëve! Deputetë të mazhorancë­s vjedhin votën në sallën e Parlamenti­t, në prani të kamerave, të fotografëv­e dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë. Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive, që janë në dokumente që nuk i sheh dot publiku". Për deputetin Tritan Shehu, votimi është nul dhe antikushte­tues. "Ajo që ka ndodhur në sallën e Kuvendit me kartat e deputetëve, e konfirmuar edhe në listën e votuesve për prokurorin e nulifikon me prova të pakundërsh­tueshme atë proces votimi", - tha Shehu.

 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të votimit në Kuvend për kryeprokur­oren
Faksimile e procesverb­alit të votimit në Kuvend për kryeprokur­oren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania