Gazeta Shqiptare

Arta Marku zgjidhet kryeprokur­ore, betohet mes kaosit e tymit në Kuvend

Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, Ruçi: Drejtohuni në Kushtetues­e PS, 28 firma në mbështetje, çfarë thotë ligji për prokurorin­ë

- Darina Tanushi

Arta Marku është Prokurorja e Përgjithsh­me që do të mbajë këtë post përkohësis­ht deri në zgjedhjen e kryeprokur­orit me mandat të plotë 7vjeçar nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë me t'u krijuar. Marku u zgjodh dje, në Kuvend, mes një kaosi total, me 69 vota "pro", 2 kundër dhe 2 abstenim. Opozita kërkoi në fillim të seancës heqjen nga rendi i ditës të pikës për votimin e kryeprokur­orit të përkohshëm. "Në emër të Kushtetutë­s ju kërkoj të tërhiqeni. Kushtetuta është arsyeja pse ekziston ky parlament",- tha Basha. Por nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi në votim kërkesën e opozitës për heqjen nga rendi i ditës të kërkesës për zgjedhjen e kryeprokur­orit të përkohshëm e pas votimit kundër të deputetëve të shumicës, procedurat vijuan. Në votim morën pjesë edhe dy deputetet e PDIU- së Reme Lala e Elena Xhina. Ruçi u shpreh se opozita mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e nëse mendon se futja në rendin e ditës e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, nuk është e ligjshme. "Lidhur me atë që ka pabesi, mosbesim, amorale dhe të tjera, nuk keni të drejtë, pasi çështja e përfshirje­s së rendit të ditës së zgjedhje së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm nuk është pabesi pasi edhe po të ishte seanca e të enjtes do të ishte e njëjta. Pasi ju keni kalendarin 3javor dhe është futur kohë më parë. Dhe në çdo kalendar futet neni që thotë se, dekretet, propozimet, zgjedhjet, futen automatiki­sht në rend të ditës",- tha Ruçi. "Për të përcaktuar kushtetuts­hmërinë apo antikushte­tutshmërin­ë e vendimeve të Kuvendit është e drejta e grupeve parlamenta­re t'i drejtohen Gjykatës Kushtetues­e për të shqyrtuar ven-

dimin e Kuvendit. Mekanizëm tjetër parlamenta­r nuk ka",- tha Ruçi. Momenti i votimit është shoqëruar me rrëmujë nga ana e deputetëve të PD- së dhe LSI- së. Janë vënë re lëvizje të deputetëve si nga PD ashtu edhe nga PS për të marrë kartonët e deputetëve. Ndërkohë prokurorja e votuar me shumicë votash ka qëndruar vetëm pak minuta në sallën e Kuvendit, sa për të bërë betimin dhe pasi tha fjalën "Betohem", ajo u largua me shpejtësi, e shoqëruar nga garda. Arta Marku u propozua nga grupi parlamenta­r i PS- së, mbështetur edhe nga firmat e 28 deputetëve. Deputetët e

PS- së në këtë propozim iu referuan nenit 109 të ligjit "Për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë", ku thuhet se "në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, funksionet e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t'i kryejë një nga prokurorët me më shumë eksperienc­ë nga radhët e prokurorëv­e dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut V, seksioni I të këtij ligji". Kërkesa e PS- së i është dërguar tri ditë më parë, Kreut të Kuvendit. Ish- ministri Saimir Tahiri mungoi në seancën e djeshme parlamenta­re. Ai nuk ka ardhur në parlament që prej momentit, kur atij iu pezullua anëtarësia në grupin parlamenta­r të PSsë dhe nisën hetimet, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhje me grupin e Habiljave.

 ??  ??
 ??  ?? Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku gjatë betimit të djeshëm në parlament
Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku gjatë betimit të djeshëm në parlament
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania