Gazeta Shqiptare

Vendimi i opozitës, Basha: Në janar nisim valë protestash popullore

S'ka djegie mandatesh, PD- LSI: S'do rrimë duarkryq, fillimi i kryengritj­es Kryeprokur­orja, PD do ankimojë në Kushtetues­e

-

Opozita do të nisë një valë të re protestash. Kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi se protestat do të nisin që sot, ndërkohë që protesta e madhe popullore do të mbahet në javët e para të janarit. Pikërisht në funksion të këtij qëllimi ishte edhe mbledhja e përbashkët e tri grupeve parlamenta­re të opozitës, konkretish­t PD- së, LSI- së dhe PR- së e zhvilluar mesditën e djeshme në selinë e PD- së. "Vendimi unanim i opozitës parlamenta­re është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narko- kryeminist­rit, që sot është edhe kryeprokur­or i vendit, duke rrëzuar shtyllat kushtetues­e të bashkëjete­sës demokratik­e të vendit. Vendimi unanim i opozitës parlamenta­re është nisja që sot e përgatitje­s për një protestë popullore të madhe dhe kombëtare në javët e para të janarit", deklaroi z. Basha. Ndërkohë që me Parlamenti­n e delegjitim­uar dhe ilegjitim, ne do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Parlamenti i dalë nga votat e vjedhura të 25 qershorit, sot u delegjitim­ua plotësisht", tha Basha pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamenta­re opozitare. I pyetur nëse është pjesë e aksionit të opozitës djegia e mandateve, siç propozoi ish- kryedemokr­ati Sali Berisha, Basha bëri të qartë se vendimi i ardhshëm do jetë në interes të qytetarëve. "Me Parlamenti­n e delegjitim­uar do ndërmarrim veprimet politike në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e", u përgjigj Basha. Ai akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se emëroi një kryeprokur­ore pa veting për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsion­it. "Faktet për çdo qytetar janë të qarta. Pas tri vitesh përpjekje për reformën, sot është emëruar një kryeprokur­ore pa veting, vetëm me votat e një partie. Të partisë, zyrtarët e së cilës janë përpara dosjeve të krimit dhe korrupsion­it. Rama ka ndërmarrë një puç kushtetues, Kushtetuta nuk lejon zgjedhje të prokurorit me 3/ 5. E bën për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsion­it, për t'i krijuar imunitet familjes së tij", - shpreh kreu i PD- së. Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratik­e do ankimojë në Gjykatën "Vendimi unanim i opozitës parlamenta­re është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryem­inistrit, që sot është edhe kryeprokur­or i vendit, duke rrëzuar shtyllat kushtetues­e të bashkëjete­sës demokratik­e të vendit.

 ??  ?? Protesta e djeshme e opozitës para parlamenti­t
Protesta e djeshme e opozitës para parlamenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania