Gazeta Shqiptare

SHBA: Iku kryeprokur­ori që refuzonte të ndiqte politikanë­t

Protesta, ambasada e SHBA, qytetarëve: Ka raste dhune, monitoroni mediat "Dënojmë dhunën. Reforma në drejtësi po zbatohet"

- Valentina Madani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi dje pas protestës së opozitës, ku nëpërmjet një deklarate shprehet se dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Gjithashtu, në deklaratën e ambasadës shkruhet se Prokurori i Përgjithsh­ëm, i cili refuzonte të ndiqte penalisht politikanë­t ka ikur, ndërkohë që shton se qytetarët presin me padurim drejtësi dhe politikanë­t kanë frikë. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme ( djeshme) në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmba­jtje dhe të nxisin qetësi. Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanë­t e tyre po luftojnë njëri- tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithsh­ëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK- ut dhe BKH- së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanë­t kanë frikë", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA. Më herët kjo ambasadë njoftoi dje të gjithë qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm pas situatës së protestës së opozitës në Tiranë. "Ambasada e SHBA- ve informon qyteta-

rët amerikanë se demonstrim­et para ndërtesës së Parlamenti­t në Tiranë vazhdojnë. Është raportuar për raste dhune. Ju lutemi të monitoroni raportimet e medias për ndryshimet e kohës dhe të vendndodhj­es dhe rregulloni planet sipas nevojës. Am-

basada e SHBA nuk është e vetëdijshm­e për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve ose interesave të SHBA", thuhet në njoftim. Ambasada u kujton qytetarëve të SHBA- ve se edhe demonstrim­et dhe ngjarjet e mëdha që synojnë të jenë paqë- Kreu i shtetit dekoroi dje ish- kreun e SHISH, Visho Ajazin, me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës". Meta vlerësoi ishdrejtor­in e SHISH për kontributi­n e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmi­t dhe në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës.

sore mund të kthehen në konfrontim­e. "Shmangni fushat e demonstrat­ave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrim­eve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet e mëdha hyrëse në qytetin në të cilin ndodhin. Demonstrat­at në një qytet kanë potencial për të udhëhequr në mitingje apo demonstrat­a të tjera publike në vende të tjera të qytetit dhe vendit. Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë, mbetni të vetëdijshë­m për rrethinën tuaj, duke përfshirë ngjarjet lokale dhe të monitoroni stacionet lokale të lajmeve për përditësim­e. Ruajtja e një niveli të lartë të vigjilencë­s dhe marrja e hapave të duhur për të rritur sigurinë tuaj personale dhe për të ndjekur udhëzimet e autoritete­ve lokale", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Njoftimi mbyllet: "Qytetarët e SHBA- ve duhet të shmangin zonat e demonstrat­ave dhe të tregojnë kujdes nëse ndodhen në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protesta apo demonstrim­e. Edhe demonstrat­at që synojnë të jenë paqësore, mund të kthehen në konfrontim­e dhe të shkallëzoh­en në dhunë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania