Gazeta Shqiptare

Protesta e opozitës në mediat e huaja, gaz lotsjellës në parlament

-

mes policisë dhe opozitës në Tiranë, në pro testën e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë paraditen e djeshme janë pasqyruar në mediat ndërkombët­are. "New York Times" në një artikull të saj shkruan se policia shqiptare u përlesh me mbështetës­it e opozitës, të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në Parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE- së dhe SHBA- ve dhe me slogane antiqeveri­tare u mblodhën jashtë godinës së Parlamenti­t për të kundërshtu­ar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, që e quajnë antikushte­tuese. Policia shtyu protestues­it pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë Parlamenti­t, ndërsa demonstrue­sit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë. Sipas raportimev­e të mediave vendëse, disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjev­e. Ligjvënësi­t e opozitës gjithashtu hodhën tymuese brenda Parlamenti­t, por deputetët e Partisë Socialiste në qeveri arritën të votonin dhe të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokur­ore me 69 vota pro të PS- së. Dy deputetë votuan kundër emërimit dhe dy të tjerë abstenuan, ndërsa opozita bojkotoi votimin. Edhe ceremonia e shkurtër e betimit të Arta Markut pas votimit u mbajt nën një re tymi. Në vijim "New York Times" duke cituar kreun e PD- së, Lulzim Basha, shkruan "ky është fillimi i kryengritj­es popullore", por pa dhënë shpjegime se si do vazhdonte kjo kryengritj­e. Ish- lideri demokrat, Sali Berisha gjithashtu përmendi "djegien e mandateve të deputetëve", megjithëse nuk sqaroi se si do arrihej kjo gjë. Prokurori i Përgjithsh­ëm i përkohshëm mbështetet nga Bashkimi Europian dhe SHBA, të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë në draftin e reformave të drejtësisë, të cilat tashmë kanë filluar, por një komision i përhershëm për emërimin e kryeprokur­orit nuk është formuar akoma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania