Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­orja, Rama: Zgjedhja, plotësisht e ligjshme

Kryeminist­ri: Opozita la nam në Kuvend, faturën e kësaj shfaqjeje e merr Shqipëria "Bëra sa munda për dialog, ndjesë shqiptarëv­e e ndërkombët­arëve"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se i kishte ezauruar të gjitha rrugët për të dialoguar me opozitën për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme. Në një komunikim me mediat, pas zgjedhjes së Arta Markut, në Kuvend, Rama u kërkoi ndjesë shqiptarëv­e, por edhe partnerëve ndërkombët­arë për "shfaqjen më të fundit të përpjekjes së dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi". "Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqjeje e merr fatkeqësis­ht përsëri, e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe nuk e meriton as baltën, as tymin, as dëshpërimi­n e kësaj opozite, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi",- u shpreh kryeminist­ri.

"Bëra sa munda dhe sinqerisht, nuk e di çfarë mund të bëja më shumë, për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. As kërkesat e përsëritur­a të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, nuk mjaftuan dot për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut për këtë çështje",theksoi Rama. Por, ai theksoi: "Zgjedhja e Prokurores së Përgjithsh­me me mandat të përkohshëm me vetëm me votat tona ishte një zgjedhje plotësisht legjitime, kushtetues­e, e konfirmuar shkresëris­ht edhe nga misionet e drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkim- it Europian, të cilat asistojnë qysh prej ditës së parë, procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh, apo prej meje personalis­ht". "Ne dëshironim një "Adriatik Llalla, të cilin dua ta falënderoj sot për punën dhe kontributi­n e tij në një detyrë të vështirë, ku në më shumë se një rast, prokuroria ka vepruar me hetime dhe me ndjekje penale edhe ndaj përfaqësue­sve të Partisë Socialiste në qeveri, në nivel qendror dhe vendor, nuk u pengua kurrë e as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj, sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit, për të bërë presione të hapura",- tha dje, Rama. zgjedhje me mirëkuptim, përmes dialogut me opozitën, të cilën e ftuam pa pushim në tryezë, deri në fund, sepse për ne nuk kishte rëndësi thjesht dhe vetëm të respektohe­j Kushtetuta dhe ligji, si dhe të përmbushej ky detyrim i procesit të reformës në drejtësi, por ishte, gjithashtu, me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushni­m bashkërish­t me opozitën",- theksoi Rama. Sipas tij, Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet, që largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit kushtetues, pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse. Në fjalën e tij, Rama kujtoi aksionet e opozitës për të bllokuar sipas tij reformën në drejtësi. "Në korrikun e vitit të shkuar u synua rrëzimi i qeverisë, për të bllokuar kalimin e paketës së parë të Reformës në Drejtësi, ndryshimet e famshme kushtetues­e që u kthyen në një betejë të pashembull­t mes reformistë­ve dhe të tremburve nga drejtësia e re. Ishin po këta që sot lanë nam në sallën e Kuvendit, me një sjellje histerike, vetëm se nuk ishin asokohe haptazi të bashkuar në tym si sot. Disa ishin përballë në llogoren e frikës së tyre, disa ishin pas shpinës tonë në llogoren e koalicioni­t, ju interesont­e tepsia, jo Shqipëria",- u shpreh kryeminist­ri. "Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, me shishe, me këpucë, çfarë u kapte dora, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër me të dyja këmbët me këpucën e shqyer prej kundërvëni­es pa ekuivok të të gjithë partnerëve ndërkombët­arë të Shqipërisë, disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë, edhe dashurinë, edhe tepsinë",- vijoi më tej, kreu i qeverisë. "Ky vend nuk mund të jetë më përshesh në çdo shesh ku marrin fjalën ata që politikën e duan mjet për interesa të tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Me ata që e duan si armë për të ruajtur privilegje­t e tyre, jo për të luftuar për njerëzit, të cilëve u kanë marrë votën",tha Rama.

"Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, me shishe, me këpucë, çfarë u kapte dora,.... disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë, edhe dashurinë, edhe tepsinë",- tha Rama.

 ??  ?? Dje, mbështetës të opozitës duke u përpjekur të çajnë kordonin e policisë
Dje, mbështetës të opozitës duke u përpjekur të çajnë kordonin e policisë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania