Gazeta Shqiptare

Protesta e opozitës te parlamenti, lëndohen gjashtë punonjës policie

Xhafaj viziton në spital efektivin e FNSH- së. Kryemadhi: U dhunuan 8 studente Nis hetimi për identifiki­min e dhunuesve

- Ina Allkanjari

Militantë dhe simpa tizantë të shumtë të PD dhe LSI janë mbledhur ditën e djeshme në kryeqytet, për të mos lejuar zgjedhjen e kryeprokur­orit të ri të përkohshëm. Protesta e opozitës nisi e qetë rreth orës 09: 30 para parlamenti­t, por kjo qetësi zgjati më pak se një orë. Protestues­it patën përplasje me forcat policore, të cilët në bashkëpuni­m me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin përforcuar zonën në hyrje të Kuvendit, aty ku PS votoi e vetme dhe zgjodhi kryeprokur­oren Arta Marku. Gjatë protestës gjakrat janë nxehur dhe turma ka tentuar të mësyjë me forcë drejt hyrjes së parlamenti­t, por janë frenuar nga uniformat blu. Gjatë përplasjev­e të dhunshme të protestues­ve me forcat policore, 6 efektivë kanë mbetur të lënduar, nga të cilët dy prej tyre femra. "Gjatë protestës së sotme të opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore 6 punonjës policie, konkretish­t: O. M., V. T. dhe M. A., efektiv policie te Forca e Posaçme "Shqiponja". Gjithashtu, N. K., E. X. dhe D. B., efektivë policie të Komisariat­it të Policisë nr 1, nga të cilët dy prej tyre femra. Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon verifikime­t për identifiki­min e gjithë personave, të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës", deklaron Policia e Shtetit. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vizitoi dje në Spitalin Ushtarak punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës. Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë. Sakaq mjekët konfirmuan se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Gjatë protestës së opozitës policia ka arrestuar 8 anëtarë të LRI që kishin shkuar në Rinas për të protestuar kundër kryeminist­rit, Edi Rama, i cili u nis për në Bruksel. Të grumbullua­ra para hyrjes së aeroportit ata kanë protestuar kundër drogës dhe keqqeveris­jes. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë dhe është përplasur me protestues­it e LRI. Dy nga të arrestuari­t janë këshilltar­e të LSI në këshillin bashkiak, Dajena Kal-

logjerovic dhe Ira Vejsiu. Pas incidentev­e të ndodhura dje në protestë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi në një konferencë për mediat. Ajo tha se studentet u dhunuan dhe fyen nga shefi i Komisariat­it të Rinasit, ndërsa paralajmër­oi Ramën se "ka hyrë në gjak me rininë shqiptare". "Paligjshmë­ria filloi që kur Garda hyri në sallë pa urdhrin e kreut të parlamenti­t, por vetëm me një shenjë të kryeminist­rit, gjë që është e Protesta e opozitës nisi e qetë rreth orës 09: 30 para parlamenti­t, por kjo qetësi zgjati më pak se një orë. Gjatë protestës gjakrat janë nxehur dhe turma ka tentuar të mësyjë me forcë drejt hyrjes së parlamenti­t, por janë frenuar nga uniformat blu.

kundërligj­shme. Hyrja e Gardës, shkelje e ligjit dhe tregon që çdo ditë e më tepër në Shqipëri po instalohet një juntë. Sot përpara mediave nuk jam prezent për t'i përsëritur shqiptarëv­e atë që ndodhi, por për një fakt tjetër në vazhdën e imoralitet­it, të papërgjegj­shmërisë e sjelljes kriminale të Edi Ramës që urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja, që rrugës për në Bruksel i kishin dalë me një parullë për t'i bërë thirrje që të iki dhe të mos kthehet më. E ftoj Xhafajn që me ndjeshmëri­në e tij si prind, që pasi liroi vajzat, të hetojë shefin e komisionar­it të Rinasit për dhunë dhe fjalorin që ushtroi ndaj vajzave. Por nuk mund të rri pa përmendur edhe përgjakjen e Floida Kërpaçit. Manipulimi që kërkon t'i bëjë Rama dhe kukullat e tij, nëpërmjet kapjes së mediave, se janë goditur policë, është qesharake dhe monstruoze. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse t'i drejtohemi shqiptarëv­e derë më derë dhe qytet më qytet, për t'i treguar qeverinë e krimit dhe kokën e vetme të krimit, Edi Ramën. Gjaku i Floida Kërpaçit nuk do të lahet asnjëherë nga bluza e saj. Sot Rama është në gjak më rininë shqiptare. Ai s'do të pijë më kurrë kafe i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëherë i qetë në rrugët e Tiranës",- deklaroi Monika Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania