Gazeta Shqiptare

Vlorë, shpërthen bombola e gazit, rrezikohet familja

-

VLORË- Një familje e tërë në Vlorë, rrezikoi jetën paraditen e djeshme, si pasojë e një shpërthimi. Një banesë u mbulua nga flakët në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë, duke shkaktuar dëme të shumta material, kurse e zonja e shtëpisë u plagos. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka marrë flakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10: 20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen "Kushtrim", në një pallat ka shpërthyer një bombol gazi. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikës­ja kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, ku kanë konstatuar se në katin e gjashtë të pallatit, në banesën e shtetasit V. S., 60 vjeç, ka shpërthyer një bombol gazi e për pasojë ka marrë flakë banesa dhe janë dëmtuar orenditë shtëpiake. Dhe pse zjarrfikës­et shkuan shpejt në vendin e ngjarjes ata nuk mundën të shmangnin dëmet materiale. Zonja e shtëpisë ka marrë disa lëndime dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore. Zjarrfikës­ja ka bërë shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHPËRTHIMI

Një banesë u mbulua nga flakët në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, kurse e zonja e shtëpisë u plagos. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka marrë flakë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania