Gazeta Shqiptare

Saimir Tahiri kërkon t'i rikthehet pasaporta, paraqet ankimim para Apelit

"Habilaj", prokuroria e Katanias ka zyrtarizua­r vënien nën hetim vetëm për 7 persona Zbardhen argumentet e ish- ministrit kundër masës

-

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ankimoi ditën e djeshme vendimin që i kufizon të drejtën për të dalë jashtë territorit të vendit. Deputeti Tahiri përmes avokatit mbrojtës, depozitoi pranë

Apelit për Krime të Rënda dokumentin ku paraqet argumentet, mbi bazën e të cilave kërkon heqjen e masës shtrëngues­e. Avokati mbrojtës, Maksim Haxhiaj thekson faktin se nuk ekziston rreziku që ish- ministri i Brendshëm të arratiset jashtë vendit, pasi Tahiri më shumë se askush tjetër, është i interesuar të zbardhet e vërteta. Më tej avokati shprehet se klienti i tij nuk do t'i shmanget hetimit. Sipas tij edhe pas çeljes së hetimit ndaj Tahirit, ai ka udhëtuar jashtë vendit dhe është kthyer sërish. Ndër të tjera Haxhiaj argumenton se prokuroria bazohet mbi të njëjtat fakte të njohura që në fillim, kur kërkoi nga Kuvendi autorizim për arrestimit e deputetit, e prej atëherë nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë që mund të rëndojë pozitën e Tahirit. Brenda afatit ligjor, shkalla e dytë e gjyqësorit do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi masën shtrëngues­e për ish- ministrin, apo do t'i kthejë pasaportën, çka i mundëson atij lëvizjen e lirë.

HETIMET PËR DOSJEN "HABILAJ"

Ndërkohë në lidhje me dosjen "Habilaj", Prokuroria e Katanias ka formalizua­r mbylljen e hetimeve paraprake ndaj disa personave në kuadër të operacioni­t "Rosa dei venti", i ekzekutuar në Itali më 14 tetor të 2017, i cili çoi në shkatërrim­in e një trafiku droge e armësh mes Shqipërisë e Italisë, me një biznes përfitimi prej më shumë se 20 milionë euro. I pyetur nga Ora News, avokati i Moisi Habilaj e Fatmir Minaj, Biaggio Maurizio Catalano, ka deklaruar se "nuk ka asgjë të jashtëzako­nshme apo të veçantë në këtë vendim". Gjatë orëve të fundit me firmën e prokurorit Carmelo Zuccaro, Prokuroria e Katanias ka informuar mbylljen e hetimeve ndaj 15 persona të konsiderua­r të përfshirë në këtë aktivitet krim- Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes avokatit mbrojtës, Maksim Haxhia depozitoi pranë Apelit për Krime të Rënda dokumentin ku paraqen argumentet, mbi bazën e të cilave kërkon heqjen e masës shtrëngues­e, atë të largimit jashtë territorit shqiptar.

inal. Por ndryshe nga vendimi i mëparshëm i muajit tetor i marrë nga prokuroria e Katanias, në listën e personave të vënë nën hetim janë shtuar emra të rinj e janë hequr emrat e 5 shtetasve shqiptarë. Në prokuror- inë e Katanias më 13 tetor 2017 në kuadër të operacioni­t "Rosa Dei venti" është kërkuar arrestimi ndaj 12 personave. Moisi Habilaj, Antonino Reila; Angelo Busacca;

Nezar Seiti; Maridian Sulaj; Armando Sulaj; Tigrens Mezuraj; Sabaudin Celaj; Florian Habilaj; Fatmir Minaj;

Gianluca Passavanti; Vincenzo Spampinato. Vendimi i marrë gjatë orëve të fundit nga prokuroria e Katanias ka zyrtarizua­r vënien nën hetim vetëm për 7 persona nga kjo listë, duke lënë jashtë saj shqiptarët Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armand Sulaj, Nezar Seiti e Tigrens Mezuraj. Lista e re e personave të vënë nën hetim nga prokuroria e Katanias ka përfshirë shtetasit italianë Fabio Spampinato, Massimilia­no Brundo, William Patanè, Enrico Giaquinta, Carmelo Bertolino, Giuseppe e Antonio Greco, Rosario Giuliano, të cilët do të kenë 20 ditë kohë për të kërkuar marrjen në

pyetje apo për të paraqitur aktet e dokumentac­ionin e duhur nga avokatët e tyre mbrojtës. Për herë të parë pas publikimit të lajmërimit të prokuroris­ë së Katanias për mbylljen e hetimeve ndaj personave të përfshirë në operacioni­n "Rosa Dei Venti" mediat prestigjoz­e italiane si "La Repubblica" përcjellin informacio­nin se kreu i këtij trafiku droge është kushëri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri, në këtë funksion deri më muajin mars të 2017.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
 ??  ?? Nezar Seiti
Nezar Seiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania