Gazeta Shqiptare

Gjykata shtyn për shqyrtim në 21 dhjetor, kërkesën e Sotës për lirimin nga qelia

Shkak, mungesa e avokatit mbrojtës

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda ditën e djeshme nuk mori dot një vendim lidhur me kërkesën e Orest Sotës, për lirimin nga qelia, për shkak se mungonte mbrojtësi i tij ligjor. Krimet e Rënda shtynë për në 21 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së Orest Sotës për ndryshimin e masës së sigurisë së caktuar ndaj tij "Arrest në burg" me një masë më të butë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mosprania në gjyq e avokatit Fatmir Braka. Në sallë ishte avokati Julian Mertiri, por Sota, përmes një deklarate të lëshuar nga burgu, kërkonte të përfaqësoh­ej nga Braka. Orest Sota u arrestua në fillim të mua-

SEANCA

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mosprania në gjyq e avokatit Fatmir Braka. Në sallë ishte avokati Julian Mertiri, por Sota, përmes një deklarate të lëshuar nga burgu, kërkonte të përfaqësoh­ej nga Braka.

jit nëntor në Elbasan, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Më pas policia konstatoi se ai nuk kishte leje drejtimi mjeti, ndërsa gjeti në makinën e tij 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi në emër të ishministr­it Saimir Tahiri.

NGJARJA

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg të riun biznesmen, në makinën e të cilit më 1 nëntor u gjetën 863 mijë euro cash dhe dy patenta të

ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mjete lundrimi. 25- vjeçari O. S. i cili u arrestua në fshatin Balldre të Elbasanit pasi nuk i kishte ndaluar policisë, u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë ' Arrest me burg'. I riu akuzohet për tri vepra penale: "Drejtimi i automjetev­e në gjendje të dehur apo pa dëshmi"; "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Fshehja e të ardhurave". Policia e Elbasanit e arrestoi biznesmeni­n pasi ky i fundit nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Nga kontrolli në makinën që e drejtonte pa patentë iu gjetën dhe iu bllokuan 863 mijë euro dhe tri patenta, dy për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit dhe një tjetër e gruas së ish- ministrit, Fatlinda Berisha. "Eurot janë të miat. Nuk di ta shpjegoj se si patentat e tij dhe të gruas së tij ishin në makinën time. Ndoshta i ka lënë shoferi i Saimir Tahirit, të cilin e kam shok. Ai ishte në makinën time një ditë para se të arrestohes­ha",- është shprehur më herët Sota. 25- vjeçari nga Vlora është pronar i një firme private në fushën e betonit, dhe i tha policisë se paratë do t'i përdorte për likuidimin e disa faturave.

 ??  ?? Biznesmeni Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania