Gazeta Shqiptare

Falje taksash për 100 mijë makina, 11 ditë afat

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor u kujton drejtuesve afatet Deri tani janë çregjistru­ar vetëm 11 mijë e 300 makina

- Ornela Manjani

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë kohë për të përfituar nga ligji i faljes, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor u bën thirrje pronarëve të mjeteve që kanë detyrime të prapambetu­ra të përfitojnë në kohë. Më 31 dhjetor skadon afati i faljes së taksave të papaguara të automjetev­e. Në fillim të amnistisë rezultonin rreth 100 mijë mjete debitore, pasi për dhjetë vite nuk kishin kryer asnjë veprim financiar, apo kontroll teknik. Nga të dhënat Drejtorisë së Transporti­t Rrugor deri në nëntor 2017, rezulton se nga falja kanë përfituar afërsisht 10 për qind e subjekteve. Më konkretish­t janë çregjistru­ar mbi 11 mijë 300 automjete, kurse janë falur kamatëvone­sat per 1.076 mjete. Vlera e taksave që propozohej të fshihej me këtë ligj pas çregjistri­mit të mjeteve ishte 5.3 miliardë lekë, ndërkohë deri tani borxhi i falur është rreth 20 për qind, ose rreth 1 miliard lekë. Subjekteve që duan të mbajnë mjetin në qarkullim u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim. Falen po ashtu kamatëvone­sat për mospagesë së taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota. Nëse ata që kanë detyrime nuk paraqiten, çregjistro­hen të gjitha mjetet për të cilat nuk është kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011, pjesa tjetër do të ngelet me borxhe ndaj fiskut.

FALJA E DETYRIMEVE

Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesi­t janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat duan t'i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t'i drejtohen Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor për çregjistri­m dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderue­shme mjetesh që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, për makinat që kanë detyrime për taksa dhe gjoba pas janarit 2012 do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.

ÇREGJISTRI­MI

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor bëjnë të ditur se do të çregjistro­hen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011. Çregjistri­mi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetu­ra si, taksën e regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarët e makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së çregjistri­mit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë. Sipas draftit, personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvone­save të periudhës janar 2011 deri më dhjetor 2014, të cilat fshihen. "Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRRja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij", - thuhet në ligji.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania