Gazeta Shqiptare

"Garda e nëntokës" pret miratimin e statusit brenda 2018- ës

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve: Kërkojmë dhënien e pagave të prapambetu­ra Gëzim Kalaja: Pensionet, 140 mijë lekë të vjetër

- Voltiza Duro

Ata çdo ditë nisen drejt tuneleve të nëntokës me shpresën se do të dalin gjallë prej andej. Janë rreth 8 mijë minatorë në mbarë vendin që përballen me rrezikshmë­rinë e lartë që mbart profesioni i tyre, ku deri më tani rreth 470 prej tyre kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Pavarësish­t thirrjeve të tyre të shumta, shteti ende nuk e ka miratuar statusin e minatorit që kërkon më tepër siguri teknike me synim minimizimi­n e aksidentev­e në nëntokë si dhe barazimin e pensioneve me ato të Forcave Ajrore. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja tregon se në vendin tonë ka miniera ku punëtorët paguhen vetëm 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pavarësish­t risqeve që iu duhet të kalojnë. Ai thekson disa nga pikat kryesore të "Statusit të minatorit" si ulja e moshës së daljes në pension, si dhe rritjen e masës së pensionit, i cili varion nga 14- 24 mijë lekë të reja në muaj. Aktualisht SPMSH është në pritje të miratimit të statusit brenda vitit 2018- të dhe beson se kjo e drejtë e tyre nuk mund të mohohet nga shteti shqiptar. Disa ditë më parë u organizua dhe Konferenca e Jashtëzako­nshme e Minatorëve ku u vu edhe njëherë theksi mbi realizimin e punonjësve të tyre.

Cili ishte synimi i zhvillimit të konferencë­s së jashtëzako­nshme të minatorëve?

Qëllimi i zhvillimit të Konferencë­s të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë është sensibiliz­imi i strukturav­e të qeverisë për të miratuar "Statusin e minatorit", dhe për të tërhequr vëmendjen e saj në lidhje me situatën në Industrinë Minerare. Këto probleme u diskutuan dhe në kongresin e 7- të SPMSH të zhvilluar në datat 9- 10 shtator 2017, ku morën pjesë përfaqësue­s të Industrisë Botërore dhe Europiane, të cilët përgëzuan SPMSH për këtë nismë dhe na siguruan për mbështetje­n dhe ofruan solidarite­t nga të gjithë partnerët europian dhe shtetet e tjera.

Sa minatorë e përfaqësue­s të tyre morën pjesë?

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 150 dele-

KËRKESAT

"Çështjet kryesore që u diskutuan ishin "Statusi i minatorit", situata në Industrinë Minerare, problemet e sigurimit teknik, funksionim­i i komiteteve të sigurimit teknik në miniera e objekteve industrial si dhe minimizimi i aksidentev­e në punë",u shpreh kreu i SPMSH- së. gatë, të cilët përfaqëson­in sindikatat rajonale të Industrisë Minerare.

Në aktivitet ishin ftuar dhe deputetë nga të gjitha grupet parlamenta­re, përfaqësue­s të sindikatav­e të tjera, përfaqësue­s të shoqërisë civile ( CLRSD dhe Olof Palme Internatio­nal "Sigurisht ka dhe miniera me pagë 40 deri në 62 mijë lekë të rinj në muaj. Ndërsa pensioni varion nga 14 deri në 24 mijë lekë të rinj në muaj. Përballë këtyre shifrave minimale të pensionit, ne si sindikatë me kërkesën e të gjithë minatorëve të Shqipërisë kërkojmë rritjen e pagesës së pensionit", - tha Kalaja.

Center), të cilët në diskutimet e tyre mbështetën unanimisht kërkesën e minatorëve të Shqipërisë mbi miratimin e Statusit të minatorit".

Cilat ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan?

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin Statusi i minatorit, situata në Industrinë Minerare, problemet e sigurimit teknik, funksionim­i i komiteteve të sigurimit teknik në miniera e objekteve industrial si dhe minimizimi i aksidentev­e në punë.

Cilat janë disa nga pikat kryesore të "Statusit të minatorit"?

Pikat kryesore të "Statusit të minatorit" janë pag- esa e pensionit të pleqërisë, e cila duhet të jetë e barabartë me pensionin e Forcave Ajrore, mosha e daljes në pension, vitet e punës, përqindja e përfitimit financiar mbi bazën e vjetërsisë në punë, mbrojtja e familjeve të minatorëve të aksidentua­r me vdekje në minierë. Një çështje tjetër është edhe kontributi për mjekimin nga ana e shtetit dhe e punëdhënës­ve për personat që aksidentoh­en në vendin e punës si dhe sëmundjeve të ndryshme profesiona­le. Buxheti financiar për statusin dhe përfitimi total kap shifrën 30 milionë dollarë. Sigurisht që SPMSH është e gatshme për të negociuar me strukturat përkatëse mbi këtë problem.

Sa variojnë pagat e pensionet e minatorëve në Shqipëri?

Një minator paguhet 100 deri 130 mijë lekë të reja në muaj, por kjo varet shumë nga kontrata kolektive, e cila nënshkruhe­t midis punëdhënës­it dhe sindikatës. Sigurisht ka dhe miniera me pagë 40 deri në 62 mijë lekë të reja në muaj. Ndërsa pensioni varion nga 14 deri në 24 mijë lekë të reja në muaj. Përballë këtyre shifrave minimale të pensionit, ne si sindikatë me kërkesën e të gjithë minatorëve të Shqipërisë kërkojmë rritjen e pagesës së pensionit, e cila është një nga kërkesat kryesore të "Statusit të minatorëve".

Cilat janë kërkesat tuaja ndaj shtetit shqiptar?

Kërkesat tona kanë kohë që janë bërë publike dhe i janë dërguar Ekzekutivi­t Shqiptar dhe të gjitha forcave politike parlamenta­re. Ne kemi kërkuar uljen e moshës së daljes në pension, e cila është reduktuar nga 65- vjec në 60- vjeç nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha, si dhe nga 60 vjeç në 55 vjeç miratuar nga kryeminist­ri Edi Rama. Aktualisht kërkojmë miratimin e statusit të minatorëve, i cili duhet të planifikoh­et në buxhetin e vitit 2018 si dhe fillimin e punës në minierat e bakrit dhe Fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fushë- Arrëz. Ndërkaq kërkojmë edhe dhënien e pagave të prapambetu­ra.

A mendoni se do miratohet statusi brenda 2018- ës?

Ne nuk mendojmë se kërkesa legjitime e "Gardës së nëntokës" mund të refuzohet nga qeveria dhe parlamenti, përkundraz­i ne besojmë se statusi i minatorëve do të miratohet, sigurisht nëpërmjet bisedimeve dhe negociatav­e që do të zhvillohen për këtë çështje. E rëndësishm­e është planifikim­i real i kohës për fillimin e bisedimeve dhe të miratimit të kërkesave tona të drejta dhe statusin, të cilët minatorët kanë kohë që e presin për t'iu realizuar. Mendoj që duhet të jetë në nderin e kësaj qeverie dhe të këtij parlamenti për të çuar në vend kërkesën legjitime të minatorëve.

Si do të procedohet nga ana e sindikatës nëse qeveria refuzon kërkesat e minatorëve?

Ne presim mbështetje nga të gjitha forcat politike, si dhe nga të gjithë deputetët e parlamenti­t të votuar nga shqiptarët. Nuk mund ta mendoj se kjo kërkesë nuk do të realizohet.

 ??  ??
 ??  ?? kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja
kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania