Gazeta Shqiptare

23- vjeçari shqiptar shkoi për azil në Francë, përfundon në koma në spitalin e Marsejës

Të afërmit e Florenc Beqirajt: Tentuan ta vrisnin në burg

-

FRANCË - Një 23- vjeçar shqiptar që prej katër ditësh ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Marsejës. Të afërmit e tij kanë denoncuar ngjarjen në "News24", duke pretenduar se Florenc Beqirajn kanë tentuar ta vrasin në burg, ku ai ndodhej prej tre javësh. Kushërira e tij ka telefonuar nga Franca në "News24" duke apeluar për ndihmë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta për 23vjeçarin. Ajo tha se Florenci kishte shkuar para një viti

KUSHERIRA E TE RIUT

"Ai është djali i hallës sime. Kërkojmë të drejtën, pasi atë kanë tentuar ta vrasin. Ai është vetëm 23 vjeç dhe erdhi në Francë për azil. Brenda në burg kanë tentuar ta vrasin. Duket nga shenjat."

në Francë dhe kishte kërkuar azil, por tri javë më parë ishte kapur nga policia, pasi nuk kishte dokumente. Kushërira e të riut u shpreh se para disa ditësh, Florenci kishte telefonuar atë dhe një tjetër shok të tij, duke iu thënë se kishte probleme me personat, me të

cilët ndante qelinë, si dhe kishte shprehur frikë se mos e vrisnin. Sipas saj, 23- vjeçari pas dy ditësh do të kthehej në Shqipëri, ndaj nuk kishte pse të vetëvritej, pretendim ky i ngritur nga policia e Francës. Ndërkaq, në fotot e siguruara nga "News24" dhe i riu shfaqet në gjendje kome në spital. Gjithashtu, kushërira e tij pohoi se mjekët duan t'i shkëpusin aparaturat me pretendimi­n se 23- vjeçari ka vdekur. "Jam kushërira e këtij djalit. Ai është djali i hallës sime. Kërkojmë të drejtën, pasi atë kanë tentuar ta vrasin. Ai është vetëm 23 vjeç dhe erdhi në Francë për azil. Bren- da në burg kanë tentuar ta vrasin. Duket nga shenjat. Ka të gërvishtur­a në krah, dhe shenjën e litarit në fyt. Kjo i ka ndodhur pas arrestimit nga policia, pasi e kapën pa dokumente. Ai do të kthehej për dy ditë në Shqipëri, nuk kishte pse të vetëvritej", - tha kushërira e Florenc Beqirajt.

 ??  ?? 23- vjeçari Florenc Beqiraj
23- vjeçari Florenc Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania