Gazeta Shqiptare

Arrestohet 44- vjeçari i shumëkërku­ar, dyshohet për 140 vjedhje makinash

Aleksandër Qarri i njohur si Gim Lepuri policisë: Unë jam hajdut, por ju s'keni prova Vetëm në 16 ditë bastisi 5 makina në Sarandë e Vlorë

-

Aleksandër Qarri, i cili dyshohet se ka vjedhur 110 makina në Tiranë, 7 në Vlorë, 17 në Durrës dhe 5 në Sarandë si dhe në Itali, është arrestuar mbrëmjen e së dielës nga policia e Sarandës. Burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar dje bëjnë me dije se 44- vjeçari i shumëkërku­ar, i cili njihet dhe si Gim Lepuri u vu në pranga rreth orës 22: 30 gjatë operacioni­t të koduar "Hija e Natës", pas një hetimi me metoda speciale. Mësohet se nga 1 dhjetori deri më 17 dhjetor, ai ka thyer 5 mjete në Sarandë dhe Vlorë. Sipas policisë, Qarri vidhte pasqyrat, kasetofonë­t, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze dhe i shiste te një servis në Tiranë. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se 44- vjeçari shkonte të shtunën në darkë në Sarandë, ndërsa dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit dhe vidhte. Rreth orës 05: 00 të mëngjesit ai nisej sërish me autobus për në Tiranë. Po të njëjtat burime thanë se Aleksandër Qarri ( i divorcuar) nga Novosela e Vlorës dhe banues në Tiranë ka qenë i dënuar më parë. Ndërkaq, mësohet se fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar të ketë kryer vjedhje. Ndërsa është shprehur: Unë hajdut jam, por ju nuk keni prova. Vetëm pas përballjes me filmimet, kryehajdut­i ka pranuar se ka kryer disa nga vjedhjet dhe se është përdorues i lëndëve narkotike.

VJEDHJET

Sipas burimeve nga policia e Sarandës, 44- vjeçari ka kryer pesë vjedhje për afro dy javë dhe konkretish­t:

Më datë 17.12.2017, në lagjen "Nr. 4", është kapur në 44- vjeçari Aleksandër Qarri, i njohur si Gim Lepuri është arrestuar në vitin 2015 për 17 vjedhje makinash në Durrës. Ndërsa, në vitin 2011 është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e 100 automjetev­e. Sipas burimeve nga policia e Sarandës, Qarri dyshohet se ka kryer vjedhje dhe në Itali dhe ka qenë disa herë i dënuar atje.

flagrancë duke vjedhur kasetofoni­n e mjetit tip "Benz" në pronësi të shtetasit K. O.

Më datë 10.12.2017, në lagjen "Nr. 4", ka vjedhur pasqyrat e mjeti tip "BMW ", në pronësi të shtetasit I. I, si edhe të mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit K. I.

Më datë 01.12.2017, në parkingun e spitalit në lagjen "Nr. 3", në mjetin që përdoret nga shtetasi B. H, ka vjedhur një bateri, një palë syze dhe një sasi eurosh.

Më datë 15.11.2017, në lagjen "Nr. 4", ka vjedhur baterinë, e mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit I. K.

Më datë 12.11.2017, në lagjen "Nr. 3", ka vjedhur maskarinon e mjetit tip "Golf 5", në pronësi të shtetasit L. Sh. Aleksandër Qarri ( i divorcuar) nga Novosela e Vlorës dhe banues në Tiranë ka qenë i dënuar më parë. Ndërkaq, mësohet se fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar të ketë kryer vjedhje. Ndërsa është shprehur: Unë hajdut jam, por ju nuk keni prova. Më pas, kryehajdut­i ka pranuar se ka kryer disa nga vjedhjet. Ai ka deklaruar se është përdorues i lëndëve narkotike.

Më datën 02.12.2017, në lagjen "4 Heronjtë", Vlorë, ka vjedhur pjesët e mjetit tip "Volkswagen Golf", si kofano, filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë në pronësi të shtetasit G. H.

Më datë 25.11.2017, në lagjen "Rilindja", Vlorë, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit M. Xh.

Më datën 18.11.2017, në

lagjen "1 Maji", Vlorë, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. A.

Më datë 24.09.2017, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ka vjedhur portofolin, celularin IPhone7+, të ndodhura në mjetin e shtetasit N. F.

MEKANIZMI I VJEDHJEVE

Ky shtetas vinte nga Tirana me autobusët e lin- jave dhe në datat e vjedhjeve të lartpërmen­dura ka qenë i ndodhur në qytetet ku kane ndodhur vjedhjet, si edhe frekuenton­te rregullish­t lojërat e fatit ( kazinotë) dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës vidhte duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme e u merrte pasqyrat, kasetofona­t, bateritë e pjesë të tjera, dhe pasi kryente këto vjedhje largohej përsëri me autobusët e linjave. Policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale pjesët e mjetit të vjedhur prej tij ditën e djeshme kur edhe u kap në flagrancë. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj tij për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Në rreth, i arrestuari, Aleksandër Qarri
Në rreth, i arrestuari, Aleksandër Qarri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania