Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi me plumb në kokë 35- vjeçarin Angjelin Shkambi, në kërkim Artan Koçeku

Policia: 27- vjeçari i kishte 30.000 euro borxh viktimës, i kërkoi takim te varrezat Autori i krimit doli me leje nga burgu i Peqinit

-

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Angjelin Shkambi ka alarmuar policinë e Shkodrës. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, efektivat blu në bashkëpuni­m me prokurorin­ë kanë bërë të mundur identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për 27- vjeçarin Artan Koçekun, banues në fshatin Pog të Shkodrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije se Koçeku ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për një borxh të pashlyer. Mësohet se ekzekutori i ka pasur një shumë prej 30 mijë euro borxh viktimës Shkambi.

HETIMET

Angjelin Shkambi u vra rreth orës 11: 00 të së dielës në varrezat e Stom- Golemit në Shkodër. Sipas policisë vendore, autori Artan Koçeku ka pasur një komunikim me telefon me viktimën përpara se të ndodhte ngjarja. Ata janë takuar tek varrezat e Stom Golemit për t'u sqaruar mes njëri- tjetrit. Pas një debati mes tyre, 27vjeçari Koçeku ka qëlluar me pistoletë 35- vjeçarin brenda në makinën tip "Benz" me targë AA 275 BF. 35- vjeçari mori tre plumba, dy kokë dhe një në shpatull dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Policia nga ana e saj po punon intensivis­ht për përcaktimi­n e vendndodhj­es dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Borxhi prej 30 mijë eurosh që autori i kishte viktimës, sipas burimeve policore dyshohet se është për shkak të pazareve të Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dhe po punon intensivis­ht për kapjen e 27- vjeçarit Artan Koçeku. Sipas hetuesve të çështjes, 27- vjeçari kishte marrë leje vetëm për 4- 5 ditë në burgun e Peqinit dhe më 18 dhjetor ( dje) do të kthehej sërish për të vijuar vuajtjen e dënimit. Nga sa mësohet, edhe në ditët përpara autori dhe viktima kanë shkëmbyer biseda rreth borxhit derisa kanë lënë vendin e takimit, që përfundoi me vrasjen e 35- vjeçarit Angjelin Shkambi.

drogës. Angjelin Shkambi në prill të këtij viti u arrestua si pjesë e operacioni­t "Early Spring", ku në pranga ranë 17 persona të akuzuar si autorë të parcelave me rreth 100 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara nga policia në Dukagjin. Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg". Ndërsa, Gjykata e Apelit dha

masën lehtësuese "Detyrim me paraqitje". Po të njëjtat burime pohuan se Artan Koçeku kishte marrë leje vetëm për 4- 5 ditë në burgun e Peqinit dhe me 18 dhjetor ( dje) ka pasur për t'u kthyer sërish për të vijuar vuajtjen e dënimit. Nga sa mësohet, edhe në ditët përpara autori dhe viktima kanë shkëmbyer biseda rreth borxhit derisa kanë lënë vendin e takimit, që përfundoi me vrasjen e 35- vjeçarit Angjelin Shkambi.

DËSHMITARI

Një prej dëshmitarë­ve në vendngjarj­e është shtetasi Xhem Buhaj. Ai ka një dyqan lulesh përpara varrezave. Si çdo ditë tjetër, të dielën Buhaj kishte dalë në punë në pritje të ndonjë klienti. 70- vjeçari tha dje për "Gazeta Shqiptare" se ka dëgjuar vetëm krismat, ndërsa nuk e ka parë ngjarjen për shkak se ndodhej në dyqanin e tij. I moshuari u shpreh se nuk ka mundur të njoftojë policinë për shkak se nuk mban celular me vete. "Unë kam qenë brenda në dyqan dhe kam dëgjuar vetëm krisma. Në momentin Sipas burimeve policore, borxhi prej 30 mijë euro që autori i kishte viktimës dyshohet se është për shkak të pazareve të drogës. Angjelin Shkambi në prill të këtij viti u arrestua si pjesë e operacioni­t "Early Spring", ku në pranga ranë 17 persona të akuzuar si autorë të parcelave me rreth 100 mijë rrënjë kanabis sativa të asgjësuara nga policia në Dukagjin. Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

kur dëgjova armë, nuk kam luajtur nga vendi, pasi kisha frikë sepse nuk dija se çfarë po ndodhte. Unë nuk kam parë se kush ka qëlluar dhe asgjë tjetër, por vetëm dëgjova krismat. Unë nuk mbaj celular me vete, sepse jam i moshuar dhe s'di ta përdor, ndaj nuk e kam njoftuar policinë".

 ??  ?? Viktima Angjelin Shkambi
Viktima Angjelin Shkambi
 ??  ?? Xhem Buhaj duke folur për “GSH”
Xhem Buhaj duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania