Gazeta Shqiptare

Ja seriali i grabitjeve me armë të pikave të karburante­ve nga 27- vjeçari i dënuar, Koçeku

I riu akuzohet se i vendosi tritol makinës së një polici

-

SHKODËR - Artan Koçeku është një person i skeduar si kontingjen­t krimi për policinë e Shkodrës. Në vitin 2013, ai së bashku me tre persona të tjerë u arrestuan për veprat penale: "Vjedhje të pasurisë", "Vjedhje me armë në bashkëpuni­m" dhe "Shkatërrim prone" me eksploziv. Koçeku është i akuzuar për vjedhjen me armë të një ish- pike karburanti në rrugën nacionale Shkodër- Lezhë, ku kanë vjedhur shumën prej rreth dy milionë lekë të vjetra, si dhe dy telefona celular. Po ashtu, i riu dhe bashkëpunë­torët e tij kanë tentuar të vjedhin me armë pikën e shpërndarj­es se një karburanti, i cili ndodhet në Bushat. Një tjetër vjedhje me armë e Artan Koçekut dhe tre personave të tjerë janë dy pika të shpërndarj­es së karburante­ve në fshatin Piraj të Lezhës, karburanti­n "Ada" në Shkodër, karburanti­n "Boka" në Vrak të Malësisë së Madhe, karburanti­n "Ada" në Dobraç të njësisë Rrethina, karburanti­n "Ada" në lagjen "28 Nëntori" në Bahçallëk në Shkodër, karburanti­n "Elda" në lagjen "Mark Lula". Këta shtetas kanë vjedhur edhe dy automjete; "Reno Klio" me targë SH 3870 E në pronësi të shtetasit D. Mirashi në lagjen "Tre Heronjtë" në Shkodër si dhe automjetin "Ford Fiesta" me targë LE 9844 A, e vjedhur në fshatin "Spiten" të Lezhës në pronësi të shtetases V. Lleshi. Shtetasi Artan Koçeku rezulton të jetë autor i vjedhjes së 12 dymbëdhjet­ë dyqaneve. Ai akuzohet edhe për një ngjarje së ndodhur më 19 shkurt 2013, ku iu vendos lëndë eksplozive automjetit të punonjësit të policisë Pavlo Vuksani, i cili po merrej me hetimin e tij për vjedhjet e kryera.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania