Gazeta Shqiptare

Ministria jep detaje: Disave u është gjetur vendndodhj­a, për të tjerat asnjë mjet identifiki­mi

"2400 objekte të trashëgimi­së kulturore janë zhdukur"

-

me foto. Është e pamundur të afishohen në database- n e objekteve të humbura, objekte pa identitet", tha drejtoresh­a.

Sipas saj, pjesa më e madhe e objekteve të humbura janë objekte arkeologji­ke dhe bëri me dije se janë zhdukur në vitet 1990- 1997. Për disa prej tyre mungojnë edhe të dhënat elementare. "Veprat identifiko­hen me regjistrat e institucio­neve. Në ato institucio­ne ku regjistrat janë djegur, përgjatë viteve 1990- 1997, fillohet me inventarë të momentit. 2400 objektet për të cilat flasim, janë ob- jekte etnografik­e, arkeologji­ke, janë vepra arti, ka edhe nga Galeria e Arteve edhe nga muzetë edhe nga institucio­net e tjerë. Nuk janë vjedhur sot, janë vepra të humbura në vitet 1990- 1997". Sipas saj, ka edhe objekte që janë gjurmuar nga autoritete­t. Bëhet fjalë për objekte që sipas Breshanit gjenden jashtë Shqipërisë, por për të cilat nuk dha detaje, pasi janë në proces hetimi. Ajo nuk premton dot që do të rikthehen, por tha se kjo nuk përjashtoh­et, ashtu sikundër nuk përjashtoh­et hetimi më i detajuar.

Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventariz­imit të Pasurive Kulturore në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e UNESCO- s e vitit 1970 mbi "Mjetet e Ndalimit dhe Parandalim­it të Importit dhe Eksportit të Paligjshëm dhe Transferim­it të Pronësisë së Pasurisë Kulturore", organizuan në Tiranë dje një konferencë dhe seminar. Takimi u mbajt në kuadër të aplikimit të Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Inventariz­imit të Pasurive Kulturore ( QKIPK) në "Programme of Participat­ion in the activities of Member States 2016- 2017" mbështetur nga UNESCO dhe përzgjedhj­es së projektit "Ndërtimi i kapacitete­ve dhe promovimi i inventarit të dixhitaliz­uar të pasurive kulturore dhe lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore". "Humbja e pasurive kulturore të një vendi përbën goditje në trashëgimi­në e kujtesën e tij historike, prandaj Shqipëria ka synuar t'i kundërvihe­t këtij fenomeni, duke forcuar 3 shtyllat e tempullit të ruajtjes së trashëgimi­së kulturore: ligjore, institucio­nale dhe ndërgjegjë­suese", u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në konferencë.

Sipas saj, "vetëm në tri vitet e fundit, QKIPK ka regjistrua­r rreth 70 mijë objekte, 16 mijë prej të cilave janë në pronësi private. Ndërsa nga viti 1995- 2013 rezultonin të regjistrua­ra gjithsej 67 mijë, prej të cilave 19 mijë ishin në pronësi private". Ajo theksoi se po ndërmerren hapa konkretë në bashkëpuni­m me Ministrinë e Brendshme, Interpol dhe institucio­ne të tjera të rëndësishm­e si për përmirësim të kuadrit ligjor, ashtu edhe për krijimin e një grupi institucio­nal pune për monitorimi­n e luftës kundër vjedhjes dhe trafikimit.

 ??  ?? Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë konferencë­s dhe Silva Breshani, drejtoresh­ë e inventariz­imit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë konferencë­s dhe Silva Breshani, drejtoresh­ë e inventariz­imit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania