Gazeta Shqiptare

ZBULOHEN TË FTUARIT E FESTIVALIT NË RTSH, EMRA QË I MUNGOJNË SKENËS PREJ VITESH

-

Organizato­rët

e edicionit të 56- të zbu lojnë të tjera detaje nga mbrëmjet e Festivalit. Autori dhe drejtuesi i këtij Festivali, Adi Krasta, nuk do të jetë i vetëm në skenën e rrallë të ndërtuar për festën më të madhe të muzikës në vend. Natën e parë, përveç kumbarit të kësaj feste, kantautori­t Riccardo Cocciante, i cili pas performanc­ës së tij, ka kërkuar ta ndjekë shfaqen si spektator, e rrallë kjo për artistin e madh, do t'u jepet mundësia të bashkëprez­antojnë me Krastën disa personazhe, të cilët na kanë treguar nëpërmjet punës së tyre një Shqipëri tjetër, jo atë që shumë njerëz duan ta lënë me çdo kusht, por Shqipërinë e atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu, jo vetëm për veten, por edhe të krijojnë modele të suksesshme - tha dje Kozeta Kurti, zëdhënëse e Festivalit.

Nata e dytë do të jetë një rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucio­ni muzikor në vend, ndërsa e treta një paradë sirenash, që do të ndriçojnë edhe më shkëlqimin e skenografi­së së Albi Çifligut. Mbetet surprizë bashkëpuni­mi në duet me Elhaida Danin dhe trajnerin e saj, që e çoi në fund të rrugës së "Voice of Italy".

Flaka Krelani e Kejsi Tola do të jenë të ftuara në Festival për të sjellë një nga këngët më të fuqishme të fondit të muzikës botërore, por nuk do të mungojë edhe tradiciona­lja, me qasje bashkëkoho­re e Kelly Guga Band, një përzierje e motiveve të jugut me motive të muzikës jazz. Adelina Ismaili "thyen heshtjen" e disa viteve në skenë, duke ngjallur kuriozitet, sidomos në këtë fazë të jetës, ku si për çdo grua- nënë artiste, prioritete­t ndryshojnë. Aurela Gaçe, "shpërthimi" i skenës sonë, aq e dashur për publikun, për energjinë dhe interpreti­min e saj brilant, është një tjetër "gur" që erdhi nga festivalet, për t'u kthyer sërish aty, për t'i dhënë Festivalit dashurinë që meriton, ashtu siç bënë edhe shumë emra të njohur të muzikës që "janë vënë në rresht" për garën, të cilën të gjithë duan ta fitojnë, por që për ta, Festivalit mbetet ende më i madh se një çmim i vetëm.

Ndërsa po përgatitet për koncertin e tij të shkurtit të vitit të ardhshëm, në Festival vjen një nga kantautorë­t më të dashur, Alban Skënderaj, i cili di të fitojë zemrat e spektatorë­ve me refrenet e papërsërit­shme. Produkt festivales­h, fituese e tyre, drejtuese Festivali, pjesëmarrë­se në Sanremo, interpretu­ese në "Musical", por më e konsolidua­r se kurrë, vjen në skenën e Festivalit, Elsa Lila me bandën e saj, me një performanc­ë të panjohur më parë nga publiku shqiptar.

Numrat koreografi­kë janë shfaqje të rralla artistike, të mbështetur­a në tematika sociale, siç është për shembull koncepti i protestës.

Në Festival do luhet edhe futboll, por për të njohur shënuesin në portë, na duhet të presim gongun për çeljen e Festivalit.

 ??  ?? Në foto: Adi Krasta
Në foto: Adi Krasta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania