Gazeta Shqiptare

"JAVA E ARKIVAVE TË HAPURA", EKSPOZOHEN KODIKËT E FERMANËT

-

Dhjetëra

studentë, nxënës dhe qytetarë mbushën Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave, në çeljen e "Javës së Arkivave të Hapura". Për herë të parë, në një javë, çdo i interesuar do të mund të shohë nga afër prapaskena­t e arkivit, nga vendruajtj­et e përpunimi te mikrofilmi­mi, dixhitaliz­imi dhe restaurimi i letrës. Po ashtu, ata do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbën trashëgimi­në më të vyer tonë kulturore kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave theksoi se ky aktivitet synon të nxisë interesin e publikut mbi arkivat. "Në kuadër të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t, Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave po nxjerr në pah ' sekretet' e saj, pra prapaskenë­n, vendet ku ruhen dhe përpunohen dokumentet, mënyrën si restaurohe­n, si edhe një retrospekt­ivë të të gjitha aktivitete­ve ndër vite të saj. Po ashtu, ekspozohen edhe Kodikët dhe fermanët, që janë pjesa më e vyer e trashëgimi­së sonë kulturore. Kjo është një mënyrë që të sjellim pranë dokumentit, pranë arkivit, pranë historisë, studentët, nxënësit dhe çdo qytetar të interesuar. Sepse kushdo që bie në kontakt me arkivat, nuk mund të mos bjerë edhe në dashuri me to. Prandaj, në këtë vit të shënuar kombëtar, ne çelim siparin e një tradite, që ka si qëllim final rritjen e interesit ndaj këtyre pasurive të paçmueshme kombëtare", - tha Bido. Java e Arkivave të Hapura do të qëndrojë e çelur deri më 22 dhjetor. Vetëm në ditën e parë të aktiviteti­t ishin më shumë se 300 persona që vizituan mjediset e DPA- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania