Gazeta Shqiptare

Premiera, 1 orë e 30 minuta me Gazmend Gjokën e Lulzim Zeqjen

40 mijë duar për perandorin si vrasje e së bukurës

-

pranë haremit...

Ironikisht, nga një shfaqje që nis në portat e një monumenti kushtuar dashurisë, dashurisë për një grua, me të dashurisë për jetën dhe të bukurën, bota bëhet një vend më i ndyrë, sepse bota vret, vret edhe të bukurën. Pas imazhit magjepsës së madhështis­ë së godinës së Taxh Mahalit, dy vendrojet që zinin skenën, ia lënë vendin një thertoreje gjigande, ku së kuqes së frikshme i shtrohen katrorë çmendurie- që i ngjajnë një fushe shahu në një lojë të tmerrshme që nuk ka fitues. Ka vetëm krenari perandorak­e dhe çmenduri perandorak­e për hir të dashurisë (?).

Perandorët kanë teka e kapriçodhe një njeri si Humaxhuni ( Gazmend Gjoka), ushtar thellësish­t besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taxh Mahali nuk du- het të ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve një mision të tmerrshëm. Përballë tij, qëndron Baburi ( Lulzim Zeqja) i ndjeshëm dhe romantik, që kryen misionin, por i kundërvihe­t shkatërrim­it të bukurës si mburojë njerëzore. Është numërimi mbrapsht i "Rojeve të Taxhit" që pothuaj prekin çmendurinë. Dikush, mundet të jetojë i qetë, dikë brejtja e ndërgjegje­s e çon në kufijtë e çmendurisë. Shfaqja në 1 orë e 30 minuta lojë ku në skenë janë vetëm dy aktorë, mundet të eksplorojë dhe të vërë në dyshim konceptet e bukurisë, pushtetit, autokracis­ë, rezistencë­s dhe besnikëris­ë së verbër. Gjoka dhe Zeqja ia dalin të mbajnë barrën e rëndë të një historie që përmes fundit të 1600- ës, godet fenomenet e trashëguar­a të sakrifikim­it të jetëve, a miqësive në rrethana ekstreme e brutale. Dy miqtë kryejnë të njëjtën detyrë, por ndërsa njëri sheh te ajo zbatimin e një urdhri, tjetri prek çmendurinë. Në 1 orë e 30 minuta, në një skenë që herë sjell thertoren e Shah Xhahanit, herë portat e Taxh Mahalit që kthehet në ferr, herë burgun e kryengritë­sit, herë xhunglën e lirisë, dy aktorët nuk lënë vend për të hequr sytë prej tyre. Pesha e interpreti­mit, arrin peshën e tekstit, në një shfaqje të rëndë, që ia mbërrin të mbajë mbërthyer spektatori­n, tanimë jo përmes recitimit, por përmes interpreti­mit.

Ajo ilustron idenë se dhuna është "një mjet paqeruajtë­s në mënyrë që skajet të mos rrëzojnë qendrën".

Kjo shfaqje mund të titullohej edhe ndryshe. Mbase tmerri i duarve të së bukurës, mbase shpërblimi për vrasjen e së bukurës, mbase 20 mijë burrat e perandorit, ose 40 mijë duar për perandorin.

Në secilin rast, ne do ta kuptojmë njësoj: ne e vrasim të bukurën, edhe pse biem dakord ( jo të gjithë) se është më mirë të vdesë perandori se e bukura. Ne u bindemi urdhrave, qoftë edhe atyre makabër, jo vetëm për hir të posteve që na premtohen, duke u bërë pjesë e një zinxhiri që prodhon padrejtësi, por edhe sepse të tillë jemi. E bukura- janë idetë e mëdha që ne i vrasim përditë, madje pa u çmendur prej ndjenjës së fajit. Një ditë, mund t'ia dalim të bëhemi roje të haremit, por çmimi që do të kemi paguar deri atëherë, ka për të qenë i madh.

Indi 1468, Lindje e Mesme 2000 e sa të doni. Bota është po ajo, vetëm emrat e perandorëv­e ndryshojnë, ndryshojnë dekretet- tani quhen urdhra, ose vendime. Diku- diku ndryshojnë edhe shifrat. Bota është e aftë të përsërisë vetveten deri në çmenduri, në çdo makabritet, pa i lënë kushedi se çfarë imagjinatë­s. Ne e vrasim të bukurën çdo ditë, më mënyra të ndryshme, në shifra të ndryshme. Disa prej nesh, janë aty për t'u përulur, disa janë për të ngritur krye, si në një shfaqje që nuk mbaron kurrë, vetëm sa ndërron ' sallë', aktorë dhe spektatorë.

Shfaqja rivjen në skenën e sallës "Molier" në Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli", në datat 21, 22, 23 dhe 24 dhjetor ora 19: 00. Ju mund të zgjidhni të jeni besnikët e perandorit ose dashnorët e së bukurës.

 ??  ?? Në foto: Skenë nga shfaqja
Në foto: Skenë nga shfaqja
 ??  ?? Në foto: Posteri i shfaqjes
Në foto: Posteri i shfaqjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania