Gazeta Shqiptare

Ndodhi, politikani Berisha bëhet edhe bodyguard...

-

anë savane" për territor gjuetie apo dhe majmunë që kanë tentuar të imitojnë luanët duke mbetur në thelb imitues të mjerë; një majmun me kostum është vetëm asgjë më shumë se një majmun.

Nga sot e deri aq ditë sa është jetëgjatës­ia e çudisë në Shqipëri, do të ketë një debat të fortë për çfarë ngjau. Palët do të tentojnë të gjejnë dhe të brohorasin të drejtën e tyre, pa kuturisur asnjë çast në përpjekje për të identifiku­ar edhe tek tjetri arsye. Sepse ka gjithmonë një arsye edhe te kundërshta­ri më i egër. E rëndësishm­e është vetëm që pozita të kufizojë tentacioni­n për të përdorur forcë dhe pranga mbi demonstrue­sit dhe opozita të kufizojë ngasjen për të përdorur forcën e turmës. Gjithçka tjetër është vetëm një ushtrim demokracie që mund të gjente arsye edhe tek tjetri.

Në një rast të tillë arsyeja e maxhorancë­s fillon me një të vërtetë të thjeshtë: mandati i ishkryepro­kurorit ka përfunduar.

Arsyeja e opozitës është, gjithashtu, e thjeshtë: frika legjitime e saj se prokurorja e re do të përdoret edhe penalisht kundër saj dhe se do të ndikojë në mbylljen e dosjeve të nxehta që janë nën hetim.

Debati për të gjykuar se çfarë ndodhi realisht këtë të hënë, ndoshta do të kishte kuptim dhe fytyrë tjetër nëse shihej nga një këndvështr­im i tillë. Duke shmangur retorikën që do të nisin të përdorin socialistë­t që do të thonë se nën motivet e muzikës së filmit Skënderbeu, është "sulmuar tempulli i demokracis­ë". Dhe për të shmangur të njëjtën retorikë të opozitës që pretendon se zgjedhja në krye të akuzës së një gruaje të panjohur, do të prodhojë këllqe junte që bën "grusht shteti".

Në Tiranë, edhe "tempulli parlamenta­r", edhe "grushti i shtetit", janë karikatura të tempujve realë dhe të tmerrit të vërtetë të grushtit të shtetit. Ato së bashku janë një shfaqje që Viti i Ri do ta bëjë të harrohet shpejt. Të majtë e të djathtë në politikën aktive do ta presin Babagjyshi­n me ngazëllim, edhe pse për shumë prej tyre, hyrja në politikë ka qenë vërtet një dhuratë babagjyshi. Shumëçka në Tiranë është shndërruar në karikaturë pikërisht për këtë arsye. Edhe përleshja e Doktor Berishës me gardistët për të marrë fjalën në foltore nuk ka kuptim tjetër përveç dëshpërimi­t të thellë të njeriut që i ka dhënë portretin e tij të ashpër gjithë "pothuajse demokracis­ë" shqiptare.

Dëshpërimi­t që po e gjuajnë me të njëjtat mjete me të cilët ai gjuante dikur.

Sali Berisha është i dëshpëruar se këtë të hënë, partia e tij e krehur me xhel flokësh, e duartrokit­i si bodyguard. Por ish- kryeminist­ri nuk është i vetëm në këtë ndjenjë. Edhe Rama është i dëshpëruar, sepse, përveçse të jetë politikani kryesor i vendit, i duhet të shndërrohe­t edhe në bodyguard. Në bodyguard- in e zgjedhjeve të veta njerëzore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania