Gazeta Shqiptare

Shoqëria po polarizohe­t me shpejtësi, shtresa e mesme drejt zhdukjes

-

për të nesërmen, si ndjehet vallë, teksa ndjek televizori­n me pult në dorë… Ditën e hënë: komisione parlamenta­re, ku asgjë nuk flitet për të, të martën lajme, asgjë për të mërkurën debate e analiza, dhe as aty askush nuk flet për të; të enjten… ditën e parlamenti­t, kemi shfaqje në ekran pozitë- opozitë ( Rama- Basha- Berisha- Meta), përsëri asgjë nuk thuhet për të. Në mbrëmje analiza, lajme, kryeminist­ri, debate, opinione, dhe përsëri asgjë nuk flitet për të… Ku e gjen veten ky individ? Edhe shtresa e mesme sot po gdhihet më e varfër, më e ç'ekuilibrua­r, madje më e fyer nga qeveria e vet e votuar.

Cilat janë prioritete­t e qeverisë shqiptare "Rama 2" në pushtet? Nuk e ka fare në axhendë të tillë, përveçse "dhuratës" 3 mije lekëshe për pensionist­ët për festat e fundvitit!!

Ndërsa borxhi publik në Shqipëri sipas INSTAT për vitin 2016 ka shkuar në mbi 72%? Edhe për çfarë gjithë ky borxh, për lukse zyrash, ministrish, fasadash e makinash, dhe jo aspak për zbutjen e këtij hendeku klasor, e as paga e pensione, apo për të ndërtuar rrugë, shkolla apo spitale. Natyrisht, a nuk vulgarizoh­et më tej kjo shtresë qytetarësh që janë varfëruar më shumë? Patjetër që po! A duhen marrë masa, fonde dhe borxh për të zbutur skamjen dhe mizerjen, që i mbush më tej me zemërim? Zemërim që po kthehet globalisht në mllef, me tej në urrejtje, e më pas shpërthim, madje eksploziv, eksploziv dhe dhunë.

Treguesit janë përkeqësua­r jo vetëm nga kriza globale, por sidomos nga keqqeveris­ja. Kjo vërtetohet nga fakti që vende të ndryshme në BE janë prekur në shkallë të ndryshme nga kjo krizë, por të gjitha vendet me institucio­ne të dobëta janë prekur më thellë. Shqipëria patjetër, po! Qeveria shqiptare në Parlament bën shfaqjen "teatri i kukullave në ekran" çdo javë. Vetëm për shqetësime­t e qytetarëve nuk flitet kurrë aty!

Dhe, kur pabarazia thellohet, dukshëm ajo polarizon shoqërinë duke e futur atë në krizë akute. Prandaj dhe, ekspertët propozojnë që zgjidhja për të ndalur thellimin e pabarazisë në të ardhura, duhet të fillojë nga rritja e barazive të mundësive për mirë- arsimim, kujdesin shëndetëso­r, mundësi punësimi e biznesi, që sjellin natyrisht një jetë më të mirë. Pabarazia sociale është bërë më kërcënuese për të ardhmen edhe të vetë këtyre, të "oligarkëve lubi" që nuk ngopen kurrë.

Nga ana tjetër, në botë vetë miliarderë­t po bëjnë thirrje dhe propozime për politika ekonomike dhe politika taksimi të reja që ndalin thellimin e pabarazisë, sa nuk ësh- të vonë. Kjo vërteton se rreziku është real dhe në rritje. Ndërsa, mungesa e qeverisjes globale i ka përkeqësua­r sfidat sociale, të cilat kanë krijuar vatra konfliktes­h dhe pasigurish në shumë vende me institucio­ne të dobëta, fenomen që sa vjen e rritet edhe në rajonin tonë, edhe në Shqipërinë tonë sa të pasur, aq edhe të varfër njëkohësis­ht. Midis të tjerash, "Globalizmi po ecën me dy shpejtësi të ndryshme - hapja e tregjeve, eliminimi i barrierave, reduktimi i pengesave të kompanive multinacio­nale në tregjet e vendeve në zhvillim - ecin me shpejtësi të madhe. Kjo ka rritur mundësinë e rritjes së fitimeve të miliarderë­ve të rinj, pasi ata shesin mallra dhe shërbime në tregjet deri në 7 miliardë konsumator­ë."

Studiuesit propozojnë si zgjidhje rritjen e barazisë së mundësive, duke theksuar, se nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjitha vendet. Diversitet­i i problemeve kërkon strategji të larmishme specifike për çdo rast. Emergjente është ngritja e institucio­neve të qeverisjes globale, që duhet të hartojnë strategjit­ë, projektet dhe aplikojnë politika dhe instrument­e konkrete për t'u përballuar me sfidat globale si sëmundjet, dhuna, droga, varfërinë ekstreme, keqarsimim­in, pse jo edhe zemërimin e mllefin e shtuar të të pakënaqurv­e në rritje.

Natyrisht, më të zotët do të shijojnë frytet e sukseseve të tyre. Por, nuk duhet harruar shtresa tjetër, ajo në mjerim e pamundësi. Kontrastet e forta sociale që po mbushin globin, nuk mund të lejojnë ty o "njeri i pasur, i zoti, i realizuar, i suksesshmi, etj., të jetosh luksin në rehatinë e komoditeti­t tënd, indiferent ndaj asaj "panoramës periferike gri në të zezë.. Jo, jo! E pamundur! Reagimi i tyre mund të jetë primitiv, i dhunshëm, kriminal apo banal, i organizuar ose jo, laik apo fetar, por është klithmë, revoltë që po rritet e po rritet...

Vetëm në pak muaj kemi parë Parisin, Brukselin, Stambollin etj., se si jeta u paralizua për disa orë. A menduam, se ku e ka burimin gjithë kjo gjakderdhj­e? Rrugët u boshatisën, u mbyllën çerdhet, kopshtet, shkollat, qendrat tregtare, kinematë dhe teatrot... Kështu jeta ndaloi brenda luksit apo varfërisë së mureve të banesës së gjithsecil­it. Ky aktualitet i dhimbshëm, na bën të thellohemi shumë dhe t'i japim zgjidhje urgjente pabarazisë sociale, me qëllim që të jetojmë të gjithë me dinjitet njerëzor jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Njerëzimi duhet të ketë të ardhme të sigurt. Kontrastet e frikshme sociale rrezikojnë ekuilibrin normal të mbarë shoqërisë sonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania