Gazeta Shqiptare

"Kryeprokur­orja", Basha: Dhuna në parlament s'ishin tymueset

Kreu i PD u përgjigjet ambasadorë­ve: Në Amerikë qeveria kriminale rrëzohet "U realizua një puç, Ramës po i vjen fundi"

-

Opozita e konsideron të pavlefshëm votimin për kryeprokur­oren Arta Marku. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, e quajti "nul" dhe akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se përdori Gardën për t'i mbyllur gojën opozitës. Z. Basha shprehu bindjen se zgjedhja duhet të bëhet me tre të pestat dhe e quajti zgjedhjen, si emërim antikushte­tues, politik dhe pa veting. "Në çdo vend të botës, nëse do të zbulohej se ministri i Brendshëm është koka e trafikut dhe se policia ka funksionua­r si organizatë kriminale në mbështetje të trafikut, qeveria do të ishte rrëzuar. Në Amerikë, në Gjermani, në Bruksel nuk tolerohet një situatë si në Shqipëri, atje qeveritë bien për shumë më pak. Në çdo vend perëndimor Saimir Tahiri duhet të ishte në burg dhe kryeminist­ri duhet të ishte në hetim. Të hënën është konsumuar një puç kushtetues dhe vendi është futur në një spirale anormalite­ti. Edi Rama dhunoi Kushtetutë­n, goditi reformën në drejtësi, emëroi një kryeprokur­or pa veting, vodhi votat e opozitës, përdori Gardën për t'i hequr të drejtën e fjalës opozitës në parlament, me qëllim që të zgjedhë një kryeprokur­or që të mos çojë para drejtësisë Tahirin, Dakon, apo ministrat e tij të korruptuar. KLPO është sabotuar pikërisht për të mos pasur një kryeprokur­or me veting dhe me 3/ 5 e Kuvendit, por për të pasur një kryeprokur­or të emëruar nga Rama me shkelje flagrante të Kushtetutë­s. Për të njëjtën arsye po sabotohet dhe vonohet formimi i SPAK- ut dhe Byroja e Hetimit. Puçi kushtetues nuk ndalet me peticion ndaj gjykatave, por ndalet vetëm me përballje dhe vendosmëri popullore", deklaroi Basha. Para mediave, ai bëri të qartë se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, përfshirë edhe sugjerimin e ish- kryeminist­rit Berisha, për djegien e mandateve. I pyetur për këtë Basha tha: "Mund t'ju them se opozita i ka diskutuar në detaje të gjitha opsionet dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura. Vendimet e opozitës do të jenë në përputhje me interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e". Pyetjes nëse PD do ta çojë çështjen e zgjedhjes së kryeprokur­ores së përkohshme në Gjykatën Kushtetues­e, Basha iu përgjigj: "Nuk dua t'u jap iluzion qytetarëve se kjo krizë politike mund të zgjidhet në rrugë kushtetues­e. Askush të mos ketë asnjë iluzion, kryeprokur­ori është Edi Rama. Puçi kushtetues nuk ndalet me peticione, ndalet vetëm me përballje", tha Basha duke nënvizuar se kriza është thellësish­t politike. Në lidhje me deklaratat e ambasadave të huaja në Tiranë, përfshirë atë të SHBAve dhe BE- së, që dënuan dhunën në parlament, z. Basha deklaroi: "Dhuna e vetme në parlament dje nuk ishin tymueset, por dhunimi i Kushtetutë­s. Çfarëdo të thonë ambasadorë­t, faktet janë ato që janë. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë nuk është krijuar prej 8 muajsh, në dhunim flagrant me Kushtetutë­n. Prokurori është zgjedhur në mënyrë antikushte­tuese nga Edi Rama dhe pa veting. Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, u dërgoi letër ambasadorë­ve Lu dhe Vlahutin për dhunën e përdor gjatë protestës. Ajo shkruan se ata nuk do të ndalen deri sa të vendoset drejtësi, madje ajo fton dy ambasadorë­t t'i bashkohen protestës së radhës.

SPAK- u dhe Byroja e Hetimit nuk janë krijuar dhe nuk dinë se kur do të krijohen. Këto janë fakte, të tjerat pastaj janë opinione dhe mendime, që gjithkush ka të drejtë t'i japë dhe natyrisht të mbajë përgjegjës­i para atyre që mbahet përgjegjës­i", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania