Gazeta Shqiptare

Balla: Deputetët që penguan seancën të dënohen penalisht, deri 5 vite burg

Kreu i grupit të PS: Të mblidhet Byroja e Kuvendit, 10 ditë përjashtim

-

Kryetari

i grupit par lamentar të PS- së, Taulant Balla sqaroi, dje se "dënimi maksimal i parashikua­r në rregullore­n e Kuvendit është 10 ditë", për ata që shkaktuan rrëmujën në Kuvend. Balla tha se për këtë "brenda 48 orëve duhet që Byroja e Kuvendit të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për kaq shumë deputetë të përfshirë në një akt të turpshëm të dhunimit të rregullore­s së Kuvendit, e për pasojë të dëmtimit të imazhit të Kuvendit të Shqipërisë në sytë e shqiptarëv­e, por më shumë se kaq, në sytë e gjithë transmetim­it të atyre videove në mediat botërore". Ai njoftoi se kryesia e grupit të PS po përgatit një material, që do të vlerësojë hapat që do të merren në vijim. "Kujtdo që i shkon ndërmend, si deputetes Monika Kryemadhi apo dhe deputetëve të tjerë dhe e theksoj, vetëm të LSI, të cilët ushtruan dhunë ndaj deputetëve të Partisë Socialiste: rasti i dhunimit të deputetit Ulsi Manja nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është rast i papreceden­t në Kuvendin e Shqipërisë në këto 27 vite, duhet t'i kujtoj - u shpreh më tej Balla - se është një vepër penale, e cila dënohet me gjobë deri në 5

KLAJDJA GJOSHA

“Mbështesim deklaratat e përfaqësiv­e diplomatik­e në vend, që dënojnë dhunën e ushtruar në Kuvend. E dënojmë njësoj si ata, me shumë forcë, dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutë­s së Shqipërisë, si udhërrëfye­sin kryesor të funksionim­it të një shtetit. Dënojmë marrjen peng të reformës në drejtësi", - tha ajo.

vite burg". Duke sqaruar votimin e disa deputetëve të PS- së, të cilëve iu morën kartat prej deputetes Kryemadhi, Balla tha se, "vendimi i marrë dje nga Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë dyshim që është tërësisht kushtetues dhe ligjor. Kushdo në këtë vend që nuk lejon një deputet të ushtrojë detyrën, duhet ndëshkuar ashpër", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania