Gazeta Shqiptare

Ndalimi i aktivistëv­e, deputetët e PD në polici

Paloka: Ramës i duhet kryeprokur­ori

-

i Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho, si dhe deputetët Gent Strazimit, Enkelejd Alibeaj, Eduard Halimi dhe sekretari organizati­v Enno Bozdo ishin dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vajtja e tyre atje u bë pas ndalimit të disa aktivistëv­e të opozitës pas protestës së djeshme te parlamenti. Paloka thekson se Ramës i duhet pozicioni i kryeprokur­ores pasi përveç faktit që do të mbrojë Tahirin, Dakon, apo Sejdinit, ai do që të shantazhoj­ë opozitën. "Edhe një arsye tjetër pse nipi i Spiro Kolekes, Edvini i Kristaqit, kërkonte dhe u bë Prokuror i Përgjithsh­ëm. Nuk i duhej vetëm për të mbrojtur kriminelet ordinerë që ka futur dhe mban në politikë. Nuk i duhet as vetëm për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin… I duhet për të mbrojtur veten dhe për të kërcënuar e shantazhua­r opozitën. Ai që mbron Habilajt dhe Balilajt, që ka mbrojtur Frrokët, Prengët e Xhuvanin junior, që mbron Beqet e Tahirët; urdhëroi drejtuesit e policisë së kanabisit, të procedojnë mbështetës dhe deputete të opozitës, sepse protestuan kundër shkeljes së Kushtetutë­s nga ai vetë",- tha z. Paloka. Kurse deputeti i PD- së Ervin Salianji deklaroi se nuk ka asnjë provë për pa ligjshmëri­në e protestës e rrjedhimis­ht asnjë provë për të mbajtur aktivistët në polici. Ai bëri thirrje për lirimin e tyre pasi protestues­it po mbahen në paligjshmë­ri.

ERVIN SALIANJI

"Asnjë ditë s'ka për të fjetur i qetë, kusuret e tij do t'i paguajë ai vetë. Prokuroria dhe gjykatat duhet të hetojnë dhe çojnë pas hekurave kriminelë, banditë dhe të korruptuar­it e qeverisë që po e çojnë Shqipërinë në greminë", - tha z. Salianji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania