Gazeta Shqiptare

BE, politikës: Zbatoni reformat, vendimtare për integrimin

Protesta e opozitës, BE: Dënojmë dhunën, tregoni lidership dhe përgjegjës­i "Proceset demokratik­e të zhvillohen paqësisht"

- Valentina Madani

Delegacion­i i Bashkim it Evropian në Sh qipëri njësoj si ambasada e SHBA- ve në Tiranë dënoi dhunën gjatë protestës së opozitës dy ditë më parë. Në reagimin e saj, BE shprehet se proceset demokratik­e, qofshin ato seanca plenare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. BE u kërkon politikanë­ve dhe sidomos drejtuesve të forcave politike të tregojnë lidership dhe përgjegjës­i, si dhe të punojnë në partnerite­t për të ndjekur reformat e rëndësishm­e, që janë dhe vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t'iu bashkuar BE. "BE- ja dënon dhunën në protestat e djeshme ( pardjeshme) dhe sjelljen e anëtarëve të parlamenti­t në seancën plenare. Proceset demokratik­e, qofshin ato seanca parlamenta­re apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësue­sve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjës­i, si dhe të punojnë në partnerite­t për të ndjekur reformat e rëndësishm­e, që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t'iu bashkuar BE- së", thuhet në reagimin e BE. Dy ditë më parë edhe ambasada e SHBA- ve në Tiranë dënoi dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. Në njoftimin e ambasadës thuhej se situata në Kuvendin e Shqipërisë për të ndaluar zgjedhjen e kryeprokur­ores tregon se politikanë­t po luftojnë njëri- tjetrin për shkak se reforma në drejtësi po zbatohet. Ndërsa për Llallën saktësohej se u largua prokurori që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë­t. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që "Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësue­sve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjës­i, si dhe të punojnë në partnerite­t për të ndjekur reformat e rëndësishm­e, që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t'iu bashkuar BE- së", thuhet në reagimin e BE. PDIU reagoi dje pas vendimit të qeverisë për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke. Sipas PDIU, qeveria po bën hapa pas dhe se kjo gjë është e papranuesh­me: "Për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër ngrihet vetëm një varrezë simbolike, ashtu siç është ngritur për ushtarët britanikë e francezë".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje me përfaqësue­sen e Lartë të BE- së, Federica Mogherini
Kryeminist­ri Edi Rama dje me përfaqësue­sen e Lartë të BE- së, Federica Mogherini
 ??  ?? Kryetarja e delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin
Kryetarja e delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania