Gazeta Shqiptare

SPAK, prokurorët në Kushtetues­e: Ligji na heq kompetenca­t

-

Gjykata

Kushtetues­e ka marrë në shqyrtim ankimin e Unionit të Prokurorëv­e për një nga ligjet më të rëndësishm­e të reformës në drejtësi, ligjin 35 të këtij viti, që bën ndryshime të rëndësishm­e në Kodin e Procedurës Penale. "TCH" raporton se një nga këto ndryshime vendos kontrollin e gjykatës mbi vendimmarr­jen e prokuroris­ë për të dërguar ose jo në gjyq një çështje të caktuar. Sipas Unionit të Prokurorëv­e, kjo cenon pavarësinë e prokurorit, duke i dhënë gjykatës atribute që Kushtetuta ia njeh prokuroris­ë. "Prokurorit i janë hequr atribute të rëndësishm­e, që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale, atribute të cilat ia ka dhënë Kushtetuta. Konkretish­t i është hequr e drejta për të disponuar në përfundim të çështjes, nëse kjo çështje do të pushohet apo do të dërgohet në gjykim", thonë prokurorët. Por, përfaqësue­sit e Kuvendit në këtë proces mendojnë ndryshe. "Vetëm pavarësia, pa kontrollin e gjykatës mund ta çojë prokurorin në papërgjegj­shmëri dhe në funksionim në mungesë transparen­ce në interes të dëmshëm, jo vetëm ndaj të pandehurit, por edhe në dëm të interesit publik dhe interesave të viktimës", deklaruan përfaqësue­sit e Kuvendit. Nëse ligji qëndron siç është, prokurorët i druhen faktit se SPAK- u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, që pritet të krijohet për të hetuar pikërisht veprat e korrupsion­it në politikë e drejtësi, do të ketë një filtër në gjykatë pa filluar ende procesi. Pra, një gjyqtar i vetëm do të vendosë nëse një hetim i caktuar, për të cilin mund të jenë dashur muaj të tërë hetime, do të shkojë apo jo për gjykim. Prokurorët vënë në dyshim sinqeritet­in e ligjvënësi­t për të luftuar korrupsion­in nëpërmjet SPAK- ut, me miratimin e këtij ligj. Gjykata Kushtetues­e, pasi dëgjoi palët, është tërhequr për t'u shprehur me vendim në një kohë të pacaktuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania