Gazeta Shqiptare

Dhuna në Kuvend, Rama: Fola për Shqipërinë, jo për palët

Kryeminist­ri flet pas takimit me Mogherinin: Do t'i meritojmë negociatat me BE "Reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur"

- Darina Tanushi

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin u takua dje me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Lajmin e njoftoi ambasada ruse, e cila shton më tej se bashkëbise­duesit diskutuan mbi një gamë të gjerë çështjesh, që kanë të bëjnë me marrëdhëni­et dypalëshe Rusi- Shqipëri.

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se në takimin me përfaqësue­sen e Lartë të BE- së, Federica Mogherini ka folur për Shqipërinë dhe jo për fajet e opozitës. Në një komunikim me mediat pas takimeve, Rama u shpreh: "Unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët. Kështu që edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë dhe sigurisht që këtu jam mundur që të kapërcej atë moment vështirësi­e të krijuar nga sjellja e opozitës, por sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim". I pyetur nëse është i bindur për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në vitin që vjen, Rama u shpreh: "Këtë bindje s'mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, por unë jam i bindur që Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Edhe sonte ( dje) qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë edhe në darkën e kryeminist­rave ka dalë qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucio­neve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkretë. Po ashtu, ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi i sotëm në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Sigurisht që tema e ndërveprim­it dhe bashkëpuni­mit ndër- rajonal ka qenë pjesë e bisedave", bëri të ditur kryeminist­ri.

DEKLARATA

Nga ana e saj, Përfaqësue­sja e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësis­ht zëvendëspr­esidentja e Komisionit Evropian për Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini njoftoi përmes zyrës së shtypit se në takimin jozyrtar me kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor u diskutua për situatën në rajon dhe në veçanti për mundësitë për përparimin e rajonit drejt integrimit në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2018. Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama; kryetari i Këshillit të Ministrave të BosnjeHerc­egovinës, Denis Zvizdiç; kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev; ai i Kosovës, Ramush Haradinaj; kryeminist­ri i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiç theksuan vendosmëri­në e tyre të plotë për të vazhduar punën për procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Siç u konfirmua qartësisht këtë vit si nga Këshilli i Evropës në mars, edhe nga presidenti Juncker në fjalimin e tij drejtuar Bashkimit Evropian në shtator, viti 2018 do të paraqesë një mundësi unike për rajonin për të bërë hapa të pakthyeshë­m në rrugëtimin e tij drejt integrimit në BE, me kusht që t'u jepet prioritet reformave të nevojshme, në veçanti shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe të "Siç u konfirmua qartësisht këtë vit si nga Këshilli i Evropës në mars, edhe nga presidenti Juncker në fjalimin e tij drejtuar Bashkimit Evropian në shtator, viti 2018 do të paraqesë një mundësi unike për rajonin për të bërë hapa të pakthyeshë­m në rrugëtimin e tij drejt integrimit në BE, me kusht që t'u jepet prioritet reformave të nevojshme", tha dje nga Mogherini.

drejtave themelore të njeriut, thuhet në njoftimin e Mogherinit. Me një dinamikë të ripërtërir­ë në politikat e zgjerimit të BE- së dhe mundësinë për të ndërmarrë hapa të rëndësishë­m për rajonin, Mogherini nënvizoi nevojën që partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë për të përshpejtu­ar reformat për përmbushje­n e pritshmëri­ve të qytetarëve dhe marrjen e hapave konkrete drejt integrimit në BE.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania