Gazeta Shqiptare

Gramoz Ruçi: Të rritet transparen­ca Bushati: Monitorim, reformës në drejtësi

Ngrihet struktura e monitorimi­t të institucio­neve të pavarura

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi dje që të rritet transparen­ca e institucio­neve të pavarura. Në takimin e parë të Mekanizimi­t të Përbashkët për Monitorimi­n Sistematik të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandim­eve të Institucio­neve të Pavarura Kushtetues­e dhe atyre të krijuara me ligj, të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Ruçi kërkoi bashkëpuni­m trepalësh Kuvend- qeveri- institucio­ne të pavarura në kuadër të plotësimit të rekomandim­eve për procesin e integrimit të vendit në BE. Ruçi u shpreh se është e nevojshme të bashkërend­ohet kalendari i komisionev­e parlamenta­re për kontrollin parlamenta­r ndaj qeverisë me kalendar- in e kontrollit për çështjet e rekomandim­et e ngritura nga të gjitha institucio­net e pavarura. Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që pranë parlamenti­t të krijohet një mekanizëm monitorimi për zbatimin e reformës në drejtësi. Ministri Bushati u shpreh se, "2018- a është konsiderua­r nga drejtuesit e lartë të BE dhe nga vetë qeveria si përcaktues për rrugën drejt BE dhe reforma në drejtësi është një ndryshim loje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kjo reformë do të shërbejë si test për reformat që do ndërmerren edhe në sektorë të tjerë". Kreu i Prezencës së OSBE- së në Tiranë, ambasadori Bernd Borschard tha se mbikëqyrja parlamenta­re rritet ndjeshëm kur ndahet me organet e pavarura. Në takim mori pjesë për herë të parë edhe kryeprokur­orja e re, Arta Marku, të cilës iu dorëzua detyra nga Adriatik Llalla dje paradite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania