Gazeta Shqiptare

Taksa mbi ndërtesën, 10 kategoritë që përjashtoh­en

Shkalla e taksës mbi pronën, nga 0.05% deri në 30%. Taksohen edhe ndërtimet pa leje Llogaritja e pagesës mbi vlerën e tregut, sipas zonave

- Ornela Manjani pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimpru­rëse; pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administri­min e shoqërive publike shtetërore; ndërtesat e

Përjashtoh­en nga tak sa mbi ndërtesën, sh tëpinë, 10 kategori. Të përjashtua­ra nga detyrimi janë ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionist­ët; ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që trajtohen me ndihmë ekonomike; banesat sociale, objektet e kultit dhe ato që u shërbejnë klerikëve etj. Ndërkohë të gjitha ndërtesat e tjera do të taksohen mbi vlerën e tregut në tri shkallë. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është: a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për banim; b) 0,2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se taksës mbi ndërtesat i nënshtrohe­n individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohe­n ndryshe.

NDËRTIMET PA LEJE

Me ndryshimet ligjore është parashikua­r që takës për ndërtesat i nënshtrohe­n personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje". Sipas ligjit taksës mbi ndërtesat i nënshtrohe­n zhvilluesi­t, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikim­it. Afati i përllogari­tjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Detyrimi për taksën mbi ndërtesat llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën. Taksa vendore mbi pasurinë e paluajtshm­e-

ndërtesë llogaritet si detyrim vjetor i taksapague­sit. Pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së taksapa-

guesit, sipas përcaktime­ve në vendimin e Këshillit të Ministrave.

MBLEDHJA E TAKSËS

Njësia e vetëqeveri­sjes vendore është autoriteti përgjegjës për administri­min e taksës mbi ndërtesat. Njësitë administra­tive kryejnë: a) mbledhjen dhe menaxhimin e informacio­neve mbi ndërtesën për qëllime fiskale; b) përditësim­in e të dhënave të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshm­e ( Kadastra Fiskale); c) mbledhjen me forcë të detyrimeve të taksës mbi ndërtesën; ç) korrigjimi­n e të dhënave në lidhje me llogaritje­n e taksës, në rastet e saktësimit të informacio­nit për sipërfaqen, vendndodhj­en zonale, çmimet e tregut etj.; d) shqyrtimin e ankimit administra­tiv të taksapague­sve. 2. Taksa mbi ndërtesën, sipas dispozitav­e të këtij ligji, mund të mblidhet nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoria­le, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për procedurat tatimore. Këshilli i Ministrave përcakton edhe masën e përfitimit të agjentit të autorizuar, mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesave. 3. Të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshm­e derdhen për llogari të buxhetit përkatës të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, dhe përdoren në përputhje me ligjin "Për financat e vetëqeveri­sjes vendore në Republikën e Shqipërisë.".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania