Gazeta Shqiptare

Tapitë për tokën bujqësore me ligjin 7501, afati i ri

Procedura për plotësimin e akteve për marrjen e tokave në pronësi Ligji i ri hyn në fuqi, afati deri në dhjetor 2018

-

Afati për plotësimin e akteve për marrjen e tokave në pronësi, do të përfundojë më datë 31 dhjetor 2018. Shtyrja e afatit është vendosur me ndryshimin e ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditësh. Në nenin 6, pika 1 thuhet se afati për përfundimi­n e procedurav­e të kalimit të tokës bujqësore të ishndërmar­rjeve bujqësore në pronësi të përfituesv­e mbyllet në datën 31 dhjetor 2018. Ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 ka për qëllim verifikimi­n e sipërfaqev­e të tokës që janë shpërndarë në 1.8.1991 nga ish- kooperativ­at bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", të ndryshuar. Ligji ka për qëllim shndërrimi­n e Aktit të Marrjes së Tokës në Përdorim në Certifikat­ë pronësie.

DOKUMENTET

Procesi i plotësimit të dokumentac­ionit të pronësisë mbi tokën bujqësore kryhet nga bashkitë. Për rastet kur komisioni i ndarjes së tokës, ka ndarë tokën bujqësore, por nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi, ligji ngarkon kryetarët e Bashkive, t'i plotësojnë ato, në përputhje me kriteret dhe procedurën e përcaktuar, ndërsa Prefekti i qarkut mbikëqyr realizimin e këtij procesi. Nga informacio­ni i mbledhur nga prefektët e qarqeve dhe bashkitë deri më datë 10 tetor 2017 rezulton se janë paraqitur 2300 kërkesa nga familjet bujqësore. Relacion për projektlig­jin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 171/ 2014, "Për përfundimi­n e procedurav­e të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e", i ndryshuar"" Shumë bashki kanë proceduar me kërkesat e paraqitura, por nuk kanë finalizuar procesin deri në plotësimin e titujve të pronësisë, për shkak të disa problemati­kave të hasura. Referuar nenit 2, pika 2, paragrafi "v", Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi ( AMTP), nuk mund të plotësohen për sipërfaqet e tokave bujqësore që janë "objekt kërkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, por nuk është dhënë ende vendim". Përcaktimi i këtyre sipërfaqev­e të tokave bujqësore është detyrim i Agjencisë së Trajtimit të Pronave ( ATP). Gjatë procesit të zbatimit të ligjit, bashkitë i janë drejtuar zyrtarisht kësaj agjencie për të marrë informacio­nin respektiv. Ndërsa ATP, në përgjigjet zyrtare të saj konfirmon se është në kushtet e pamundësis­ë të japë një përgjigje përfundimt­are dhe të saktë, sepse kërkesat e depozituar­a për njohje pronësie nuk janë të plotësuara me dokumentac­ionin hartografi­k sipas kërkesave ligjore, apo ekzistojnë mospërputh­je ndërmjet dokumentac­ionit ligjor dhe atij hartografi­k të paraqitur. Mungesa e këtij informacio­ni zyrtar nga ATP, e ka bllokuar vijimin dhe përfundimi­n e procesit nga bashkitë. Në këto kushte, në projektlig­jin e propozuar, parashikoh­et që kalimi i tokës bujqësore në pronësi të përfituesv­e ( familjeve bujqësore) të moskushtëz­ohet me konfirmimi­n e faktit nëse kjo sipërfaqe toke është ose jo, objekt kërkese që shqyrtohet nga ATP. Një ndryshim i tillë nuk cenon të drejtën e subjekteve pretendues, që pas vendimit të ATP për njohjen e kësaj prone, të kompensohe­n sipas ligjit. Në këto kushte, me qëllim që procesi i nisur nga bashkitë të konkretizo­het me plotësimin e AMTPve, propozohet që afati i përfundimi­t të këtij procesi të jetë data 31 korrik 2018. Ky afat është i mjaftueshë­m për realizimin e gjithë procedurav­e të nevojshme që përcakton ligji, thuhet në një relacion të qeverisë. Nëse ky afat nuk do të shtyhet, pra procesi nuk përfundon në rrugë administra­tive, përfituesi­t megjithëse kanë të drejtë t'i drejtohen organeve gjyqësore ( kjo e drejtë është e parashikua­r në ligj), procesi do të shtyhet edhe më tepër në kohë dhe do të shoqërohet edhe me kosto më të mëdha për përfituesi­t. AMTP- ja nuk plotësohet në qoftë se: toka bujqësore rezulton e regjistrua­r në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e si pronë private;

toka bujqësore rezulton e përfshirë në procesin e legalizime­ve, sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar;

toka bujqësore është dhënë në pronësi nëpërmjet AMTP- së, të lëshuar deri në datën 15.8.2008 nga komisionet e ndarjes së tokës, pavarësish­t nëse është regjistrua­r ose jo në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e;

toka bujqësore është objekt i një konflikti gjyqësor dhe komuna apo bashkia është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata.

toka bujqësore, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka kaluar në fondin e kompensimi­t fizik dhe është vënë në dispozicio­n të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave.

Institucio­ni i ngarkuar për lëshimin e AMTP- së, në asnjë rast nuk jep dokumentin e pronësisë, nëse nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga të gjitha institucio­net e ngarkuara, sipas kërkesave të përcaktuar­a në nënndarjet "i" dhe "ii" të pikës 1/ 1 shkronja "a" të këtij neni. Vlerësimi bëhet në datën e përpilimit të përgjigjes nga institucio­ni përkatës.

Përdorues të tokës bujqësore, në kuptim të këtij ligji, konsideroh­en familjet bujqësore apo individët që kanë qenë banorë të komunës apo bashkisë në datën 1.8.1991 dhe që faktikisht e përdorin tokën bujqësore.

II) iii) IV) v) b) c)

Project: Joint Actions for Energy Efficiency “ENERJ”

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania