Gazeta Shqiptare

Naftëtarët e Ballshit: Na jepni pagat, ose do i vëmë flakën uzinës

Prej 15 ditësh, punëtorët kanë ngelur të papunë pasi po bëhet remonti i repartit Kamber Iljazi: Protesta do të përshkallë­zohet

-

Qindra punonjës të Kombinatit të Për punimit të Naftës në Ballsh kanë protestuar ditën e djeshme para uzinës, pasi ende nuk kanë marrë pagën e muajit nëntor. Ndërkaq, rreth 1000 punonjës kanë mbetur të papunë prej dy javësh pasi Inspektora­ti Shtetëror Teknik po kryen remontin në repartin e Koksit. Pas një incidenti të ndodhur për shkak të një defekti, 15 ditë më parë, një punonjës u plagos e për pasojë u pezullua puna në uzinë. Naftëtarët kanë kërkuar të revoltuar të drejtat e tyre dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndaj shtetit, ndërkohë tregojnë se ende nuk iu janë paguar sigurimet. Ata pretendojn­ë se qiramarrës­it e uzinës u kanë thënë se s'kanë para që t'u japin rrogat punëtorëve si dhe t'u paguajnë sigurimet shoqërore. "Ne, rrogën e muajit nëntor nuk e kemi marrë, në një kohë që njerëzit presin të festojnë Vitin e Ri, ne i njëjti muhabet tërë kohën. Për vite me radhë, çdo vit të ri e festojmë me protesta",tha njëra prej punonjësve në një prononcim për mediat. Më tej, punëtorët e uzinës kanë kërkuar furnizimin me lëndë të parë për rifillimin e punës, pasi sipas tyre, ky është premtimi i kryeminist­rit Edi Rama i cili është shprehur se do të jetë ky kombinat që do të bëjë përpunimin e naftës shqiptare.

"Jo të dalë nafta e Shqipërisë e të përpunohet në Spanjë e vende të tjera, edhe të rrijë kombinati i naftës në vend pa punë. Kjo është diçka që nuk mund të tolerohet",- theksoi kreu i sindikatës së naftëtarëv­e, Kamber Iljazi. Ky i fundit theksoi se, nëse nuk merren masa nga instancat përkatëse për përmirësim­in e situatës e plotësimin e kërkesave të naftëtarëv­e, atëherë protesta do të përshkallë­zohet edhe më tej. Punëtorët e uzinës kërkojnë që pagat e tyre të përfshihen në listë pagesë për këtë muaj. Sakaq ata i bëjnë apel shtetit që të ndërhyjë për rregullimi­n në kohë të defektit, në mënyrë që të rikthehen në punë. "Duam pagat edhe punë, ndryshe kjo çështje do të kthehet si në Irak, do i vëmë flakën nga cepi në cep, ta djegim uzinën, e le ta dijë qeveria edhe kushdo tjetër,"- u shpreh i revoltuar një prej naftëtarëv­e. Punonjësit më tej kanë kërcënuar se, nëse nuk do t'u jepen paratë do të lënë jugun e vendit pa energji elektrike. "Ne jemi reparti i zjarrfikës­es e nëse pronari lajmëron se nesër s'ka punë, për shumë arsye ekonomike a financiare si i ka ai, ne gjithsesi jemi të detyruar të rrimë në punë",tha një tjetër punonjës.

Por nuk është hera e parë që naftëtarët e Ballshit ngrihen në protestë për pagat e pa marra. Në vitin 2016, rreth 500 punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh protestuan në lidhje me këtë shqetësim ku tentuan të hyjnë në sallën e Komandës së TEC- it për të stakuar energjinë elektrike, por nuk u lejuan nga policia.

 ??  ?? Naftëtarët e Ballshit gjatë protestës
Naftëtarët e Ballshit gjatë protestës
 ??  ?? Ogerta Manastirli­u gjatë prezanatim­it të drejtorit të Spitalit të Traumës
Ogerta Manastirli­u gjatë prezanatim­it të drejtorit të Spitalit të Traumës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania