Gazeta Shqiptare

Vrasja e 35- vjeçarit Shkambi, policia: Autori Artan Koçeku dyshohet të jetë fshehur në Dukagjin

Në shpellat e kësaj zone fshihen dhe kriminelë të tjerë

-

SHKODËR - Pak ditë pas vrasjes së 35- vjeçarit Angjelin Shkambi, policia e Shkodrës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të krimit. Bëhet fjalë për 27- vjeçarin Artan Koçeku nga fshati Pog i Dukagjinit. Me dhjetëra forca policie janë vënë në kërkim të të riut, i cili rreth orës 11: 00 të së dielës, te varrezat e Stom Golemit të qytetit të Shkodrës ekzekutoi me plumb në kokë Shkambin. Pavarësish­t kërkimeve të bëra, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërkaq, burime nga policia

BORXHI

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës deklaruan dy ditë më parë se Artan Koçeku ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se ai e vrau Angjelin Shkambin pas një konflikti për një borxh të pashlyer. Mësohet se 27- vjeçari i ka pasur një shumë prej 30 mijë euro borxh viktimës Shkambi.

e Shkodrës dje bënë me dije se dyshohet që ekzekutori Artan Koçeku mund të jetë fshehur në malet e Dukagjinit. Uniformat blu nuk kanë një informa-

cion të saktë në lidhje me vendndodhj­en e autorit të dyshuar, por kanë dyshim se Koçeku mund të jetë fshehur në Dukagjin. Këto dyshime vijnë për shkak se Koçeku është nga fshati Pog i Dukagjinit. Terreni i thyer malor, por edhe njohja e gjithë zonës në mënyrë perfekte, bëjnë policinë të dyshojnë se 27- vjeçari mund të jetë i fshehur atje. Edhe për disa ngjarje të tjera të ndodhura në vitet e kaluara, autorët që ende nuk janë kapur, dyshohet se qëndrojnë të fshehur në shpella apo edhe fshatra të humbur, ku nuk ka lëvizje dhe është e vështirë për t'i gjetur. E njëjta gjë mendohet se ka ndodhur edhe me Koçekun. Vrasja e Angjelin Shkambit ndodhi tek varrezat e Stom Golemit, ndërsa afër këtij vendi ndodhet rruga që të çon drejt Dukagjinit nga ana e lumit Kir në aksin Shkodër- Mali Shoshit. Në fakt, në Malin e Shoshit është e vështirë për t'u kaluar me mjete për shkak të trashësisë së borës, por një mundësi është që autori i dyshuar të ketë ecur në këmbë në shtigje që nuk njihen shumë mirë nga pjesa më e madhe. Vëmendja është përqendrua­r në Dukagjin për Artan Koçekun, por nuk përjashtoh­et mundësia që ai të jetë fshehur edhe në ndonjë vend tjetër në Shkodër. Dëshmitarë­t nuk kanë njoftuar shpejt për vrasjen e ndodhur për shkak të frikës dhe kjo i ka dhënë kohë autorit të dyshuar që të largohet pa lënë gjurmë dhe t'u fshihet forcave të policisë. se. ni.

 ??  ?? Viktima Angjelin Shkambi
Viktima Angjelin Shkambi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania