Gazeta Shqiptare

Sekuestro pasurive, Bashkim Balili: Nëse ka fakte, të dënohet Klementi dhe jo unë

"Për rikonstruk­sionin ' Santa Quaranta' mora 1.300 mijë euro kredi në bankë "21.4 ha tokë i fitova në mënyrë të ligjshme"

-

Nuk është e vërtetë se kam përfituar ten dera apo kam nënshkruar kontrata politikish­t. Shoqëria ime ' Balili& Co' është apolitike. Në buletinin e shpallur nga Ministria e Bujqësisë për tokat e dhëna me qira, edhe shoqëria ime ka marrë pjesë në ankand, pa ditur se kush është ( as dua t'ia di se nuk më intereson), kur të drejtën ma jep ligji. Kam marrë pjesë dhe jam shpallur fitues për 21.4 ha tokë". Kështu deklaroi dje në "News 24" Bashkim Balili, vëllai i "Escobarit" të Ballkanit, Klement Balili. Reagimi i tij ka ardhur pas akuzave për marrje tenderi në mënyrë abuzive. Ai u shpreh se do të apelojë vendimin për sekuestrim­in e pasurive. Bashkim Balili tregoi dje se si e ka ngritur aktiviteti­n e tij. "Shoqëria ime ka nisur aktiviteti­n që në vitin 1994, që prej 23 vitesh. Pronar i vetëm është Bashkim Balili, pra jam unë. Aktiviteti­n e kam nisur në fushën e ruajtjes së sigurisë së objekteve, më pas në fushën e turizmit dhe të bujqësisë dhe nuk kam ortakë as vëllezërit, as prindërit dhe as fëmijët tek kjo kompani. Jam i vetëm. Të gjitha asetet e shoqërisë janë të miat. Unë jam i hapur ndaj akuzave të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndaj çdo institucio­ni, personi apo individi që të marrë vesh të vërtetën mbi bazën e dokumentev­e që unë disponoj", tha Bashkim Balili.

TENDERI

Vëllai i Klement Balilit pohoi se ka marrë tendera për të zgjeruar aktiviteti­n. Ai tha se tenderi për 21.4 ha tokë u zhvillua në prill. "Unë fitova e nënshkrova kontratën. Nga viti 1987, ajo tokë ishte djerrë, e papunuar. Kam bërë rrethimin, drenazhimi­n, hapjen e kanaleve kulluese ( kanale të dyta e të treta) dhe tek ajo sipërfaqe toke janë mbjellë 7 mijë fidanë. Gjithë toka është e mbjellë, sot janë të punësuar 15 punonjës. Dhe tani që ka mbaruar, në bazë të së drejtës që më jep programi që ka qeveria kërkoj rimbursimi­n e tyre, apo për çdo lloj ndihme që qeveria thotë se do të jetë në krah të fermerëve", u shpreh Bashkim Balili. Gjithashtu, ai pohoi se shoqëria private "Balili& Co" në fushën e ruajtjes së sigurisë fizike ka aktivitet në të gjithë vendin. Ndërkaq, Balili tha se ka shumë dezinformi­me në lidhje me aktiviteti­n e "Santa Quaranta".

"SANTA QUARANTA"

"Përsa i përket ' Santa Quaranta' që është ndërtuar nga shoqëria ' Balili& Co' me administra­tor Bashkim Balilin si ortak i vetëm është për- Policia e Shtetit shqiptar u ka hequr licencën 4 shoqërive private të sigurisë fizike, polici private, vëllezërve të Klement Balilit. E para është "Balili& Co", në emër të Bashkim Balilit. E dyta "SB Security", në emër të Selim Baililit si dhe "Balili- HE" dhe "Balili Security", në emër të Hektor Balilit. Këto shoqëri realizonin ruajtje të institucio­neve të ndryshme. Tani ato nuk do të kenë më të drejtë të ruajnë institucio­ne apo të bëjnë shoqërimin e vlerave monetare.

fituar nga transparen­ca në ankandin e zhvilluar nga qeveria. Nga viti 2001 deri në vitin 2014, është bërë rikonstruk­sioni i ' Santa Quaranta'. Rikonstruk­sioni nuk është bërë me lekë të pista, me lekë që kanë burim nga qeveria apo burime kriminale, siç interpreto­het nga njerëz që nuk kanë dijeninë e së vërtetës", tha Bashkim Balili. Ai sqaroi se, "për të bërë rikonstruk­sionin, në vitin 2001 kam marrë një kredi të ligjshme prej 800 mijë eurosh për 7 vjet. Në vitin 2012 mora një kredi tjetër prej 500 mijë eurosh

( në total 1 milion e 300 mijë euro), pasi të ardhurat e kompanisë ishin të pakta. "Santa Quaranta" nuk është regjistrua­r në 2017- ën, por në 2014 kur bëra inaugurimi­n. Në 2015 mbaroi investimi total i rikonstruk­sionit të ' Santa Quarantës'. Në vitin 2017 u nda aktiviteti i hotelerisë më vete. ' Santa Quaranta' është e ndërtuar me të ardhura të ligjshme nga ' Balili& Co', ndaj do të apeloj çdo vendim dhe do të kundërshto­j këdo që hedh baltë dhe do të kërkoj të zbardhet e vërteta. Gjithashtu, Bashkim Balili ka folur dhe për të vëllain. "Klement Balili është vëllai im. Ai është për një vepër, flasim gjithmonë i akuzuar, pasi nuk është hera e parë që ai akuzohet. Ai ka thënë se është një lojë politike. Nuk kam dijeni se ku ndodhet Klement Balili, i cili është njeri i mirë dhe punëtor. Ai është i hapur para çdo gjëje. Drejtësia s'ka pse të vonojë, le të thotë fjalën e saj. Ai s'ka qenë ekstremist politik, por u shfrytëzua politikish­t. E vërteta vonon, por nuk harron asnjëherë. Edhe sikur Klement Balili të jetë fajtor e të dënohet, nuk jemi me zhvillimin me luftën e klasave, që duhet patjetër sepse gaboi vëllai, të persekutoh­emi ne të tjerët. Nuk është vetëm Klementi i arrestuar, por gjithë familja Balili. Prej dy vitesh jetojmë në stres dhe në ankth. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga media, politika. Nëse ka fakte, ta dënojnë Klement Balilin, por jo mua", tha Bashkim

 ??  ?? Klement Balili
Klement Balili
 ??  ?? Bashkim Balili
Bashkim Balili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania